Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik dhe leximit të tij
﴿ المنتقى من فتاوى القرآن الكريم وآداب التلاوة ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Salih El Fevzan
Përktheu : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ المنتقى من فتاوى القرآن الكريم وآداب التلاوة ﴾
« باللغة الألبانية »
صالح الفوزان
ترجمة: دريتون ليكاي
2009 - 1430
Fetva të zgjedhura rreth Kuranit Fisnik
* Rregullat e leximit:
Fetvaja nr. 1
Pyetja: A duhet të kthehemi kah kibla kur të lexojmë Kuran.
Përgjigja: Duhet të kthehemi kah kibla, ngase leximi i Kuranit është adhurim. E gjatë kryerjes së adhurimit preferohet kthimi drejt kibles. Kjo e plotëson leximin dhe e zbukuron atë nëse është e lehtë për të përndryshe nuk ka ndonjë mëkat edhe nëse nuk i kthehet kibles.
Fetvaja nr. 2
Pyetja: A është më mirë të lexojmë nga Mus-hafi apo përmendësh?
Përgjigjja: Sa i përket leximit të Kuranit jashtë namazit, leximi i tij nga Mus-hafi është më mirë ngase, është më i përpiktë dhe mbahet më shumë në mend përveç, nëse gjatë leximit përmendësh është më i vëmendshëm dhe i përulur atëherë le të lexojë përmendësh.
Në namaz është më mirë të lexohet përmendësh, ngase nëse lexon nga Mus-hafi përsërit lëvizjet e tij gjatë bartjes, lënies, shfletimit të faqeve dhe shikimit në shkronjat e tij. Gjithashtu i kalon vënia e dorës së djathtë mbi të majtën gjatë qëndrimit në këmbë e ndoshta i kalon edhe zgjerimi i duarve të tij gjatë rukusë dhe sexhdes nëse e vë Mus’hafin nën sqetullën e tij. Për këtë e pamë më të arsyeshme të lexojë përmendësh se sa të lexojë nga Mus’hafi.
Disa xhematlinjë pas imamit i shohim me Mus-hafa duke e përcjellë atë gjatë leximit dhe kjo nuk është mirë për shkak të asaj që e cekëm më herët dhe se nuk ka nevojë për përcjelljen e imamit. Por, kur imami nuk e ka kujtesën e fortë dhe i thotë njërit nga xhematlinjtë: Falu prapa meje dhe më përcjell e nëse gabojë atëherë më përmirëso, atëherë ai bën të lexojë nga Mus-hafi.
Fetvaja nr.3
Pyetja: Mundohem ta kaloj kohën time duke lexuar Kuranin Fisnik por, unë belbëzoj dhe kam shumë gabime gjatë leximit të tij, a kam mëkat për këtë? Gjithashtu gjatë leximit të Kuranit Fisnik, haditheve apo argumenteve më dalin mjetet të cilat janë të lidhura për trupin tim për të kryer nevojën – dalin nga vendi i tyre e detyrohem t’i kthej me dorën time e më pas mundohem ta ngrit Mus-hafin apo ta mbaj atë a kam mëkat për këtë?
Përgjigja: Për sa i përket leximit të Kuranit ti e lexon atë sipas gjendjes tënde por, nëse gabon gjatë leximit atëherë je i detyruar ta përmirësosh atë apo të kërkosh nga dikush që din përmendësh më shumë se ti dhe e lexon më me përsosmëri që ta përmirëson gabimin dhe të mësosh prej tij atë që të nevojitet nëse ke mundësi për këtë. E nëse nuk ke mundësi atëherë lexon në bazë të mundësive tuaja edhe në qoftë se gjen vështirësi. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë leximit të tij dhe atij kjo i vjen e vështirë i ka dy shpërblime.”[1] Kështu që mos e lë leximin por, sa të kesh mundësi t’i përmirësosh gabimet e tuaja atëherë veproje atë.
E për sa i përket prekjes së Mus-hafit nuk lejohet vetëm se përmes një pengese mes teje dhe tij përderisa je në këtë gjendje që e ke përshkruar d.m.th se papastërtia del vazhdimisht dhe pa e ndjerë ti, Mus-hafin nuk duhet ta prekësh vetëm se kur je i pastër. Me këtë rast duhesh ta dëgjosh leximin nga dikush tjetër dhe ta dëgjosh me vëmendje apo të marrësh kaseta të incizuara me Kuranin Fisnik apo Mus-hafin e lexuar me tertil dhe të dëgjosh leximin e Kuranin Fisnik dhe të përfitosh prej tij, kjo është zgjidhja që e shoh për ty.
Ndërsa prekja e Mus-hafit nuk të lejohet e ti je në këtë gjendje por, nuk ke ndonjë mëkat nëse lexon suret të cilat i din përmendësh, nëse përmend Allahun e lartësuar me llojet e dhikrit të transmetuar si dhe nëse lexon hadithet ndërsa ajo që të ndalohet është prekja e Mus-hafit në kur të jesh në gjendje të papastër e nëse e prek Mus-hafin e përmes ndonjë gjëje atëherë të lejohet.
Fetvaja nr. 4
Pyetja: A lejohet leximi i Kuranit gjersa jam i shtrirë në shtrat? E nëse nuk lejohet atëherë si komentohet ky ajet fisnik “Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë” (Ali Imran:191?
Përgjigjja: Bën të lexosh Kuran gjersa je i shtrirë, qofsh i shtrirë në shtrat apo në tokë. Njeriu e lexon Kuranin në cilëndo gjendje është qoftë në këmbë, ulur apo shtrirë si dhe qoftë nëse ka abdes apo jo. E kjo nëse leximi kryhet përmendësh por, nëse leximi kryhet nga Mus-hafi atëherë nuk i lejohet atij që nuk ka abdes të lexojë prej tij.
Sidoqoftë, bën të lexosh Kuran në çfarëdo gjendje të jesh përderisa nuk je xhynyb (i papastër). Ngase xhynybit i ndalohet leximi i Kuranit derisa të pastrohet. Gjithashtu menstruacionet dhe lehonia e pengojnë gruan nga leximi i Kuranit përveç në raste të domosdoshme p.sh. kur i frikësohet harresës së tij.
Fetvaja nr. 5
Pyetja: A është e vërtetë ajo që kam dëgjuar se ai i cili e lexon Kuranin dhe gabon gjatë leximit të tij bën mëkat? Dhe a do të thotë kjo se mos leximi është më i mirë se sa leximi me gabime?
Përgjigjja: Kjo ndodh në dy raste:
Rasti i parë: është i atij i cili ka mundësi t’i përmirësojë gabimet gjatë leximit. Si rasti i atij që ka pranë vetes dikë që mund t’ia përmirësojë dhe t’ia mësojë drejt leximin, atëherë nuk i lejohet këtij të vazhdojë me lexim të gabuar por, obligohet ta përmirësojë leximin pasi që është kjo e mundur.
Rasti i dytë: është i atij që nuk ka mundësi ta përmirësojë leximin e tij, atëherë ky vazhdon në leximin e Kuranit pasi që kjo është tërë ajo që mundet me këtë rast. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
”Ai që është i shkathtë në leximin e Kuranit është së bashku me Pejgamberët (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ta), të ndershmit dhe të nënshtruarit ndërsa ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë leximit të tij e kjo i vjen vështirë atij, i takojnë dy shpërblime.” [tra. Muslimi nga Aisheja -Allahu qoftë i kënaqur me të].
Këtij i takon shpërblimi për leximin dhe shpërblimi për vështirësinë gjatë leximit.
Fetvaja nr. 6
Pyetja: Unë mundohem ta lexoj Kuranin Fisnik dhe e dua librin e Allahut shumë por, më ngushtohet gjoksi gjatë leximit dhe nuk mund ta përfundoj atë, cila është zgjidhja?
Përgjigja: Zgjidhja është në atë që e ka përmendur Allahu në fjalën e tij: “Kur të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut prej djallit të mallkuar. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.” (En Nahl: 98-100)
Allahu i lartësuar na ka udhëzuar që para se të lexojmë Kuranin të kërkojmë strehim prej Tij nga djalli i mallkuar me qëllim që ta përjashton Allahu këtë armik nga ne dhe ta largon atë.
Gjithashtu të porosis të meditosh gjatë leximit, ngase kjo të sjell ty përuljen dhe ta shton dëshirën për leximin e Kuranit Fisnik e të mos jetë i tërë interesimi yt jote përfundimi i sures apo përfundimi i xhuzit ose ngjashëm me këtë por, le të jetë synimi yt meditimi dhe të menduarit në ajetet e Allahut të lartësuar të cilat i lexon.
Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e zgjaste leximin e tij në namazin e natës dhe nuk kalonte ndonjë ajet në të cilin përmendej mëshira e të mos ndalej ta luste Allahun dhe nuk kalonte në ndonjë ajet që përmendej dënimi e që të mos ndalej të kërkonte mbrojtje nga Allahu e që do të thotë se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte duke medituar dhe me vëmendje.[2]
Fetvaja nr. 7
Pyetja: Nëna ime nuk dinë të shkruan dhe lexon por, ajo e falënderoj Allahun, agjëron dhe falet vetëm se ajo gjatë leximit të saj në namaz i lexon ajetet duke i ndryshuar nga pak për shkak të mosdijes së saj. A konsiderohet kjo ndryshim i Kuranit Fisnik për të cilin ka mëkat apo nuk dënohet për të? Jam munduar t’ia mësoj drejtë leximin por, s’kam arritur?
Përgjigja: Nëna jote nuk dënohet për këtë inshAllah ngase kjo është maksimumi që ka mundësi të bëj e është transmetuar në hadith se:
“Ai që e lexon Kuranin dhe belbëzon gjatë leximit të tij e kjo i vjen atij vështirë i ka dy shpërblime” (Muslimi: 1/549 prej hadithit të Aishes – Allahu qoftë i kënaqur me të).
Ti përderisa je munduar që ta mësosh dhe je munduar t’ia mësosh drejt leximin ke bërë punë të mirë si dhe ajo është munduar gjithashtu por, nuk ka pas mundësi atëherë nuk ka mëkat inshAllah.
Megjithatë ajo duhet të mundohet ta përmirësoj leximin ose me anë të mësimit apo dëgjimit të sureve të cilat i din përmendësh nga kasetat e incizuara me Kuranin Fisnik apo me ndonjë lexues të Kuranit që prezanton te ajo – e ndoshta ka dobi – e njeriu kur të mundohet Allahu i ndihmon.
** Të mësuarit përmendsh dhe harresa e tij:
Fetvaja nr. 8
Pyetja: Unë jam djalë i mençur, e falënderoj Allahun por, e kam një problem i cili është: Unë i mësoj disa ajete apo xhuza nga libri i Allahut pastaj nuk shkon kohë e gjatë dhe i harroj a kam mëkat se i mësoj përmendësh ajetet e Allahut e më pas i harroj?
Përgjigja: Ai që mëson diç prej Kuranit duhet që të përkujdeset për me leximin e shpeshtë sikurse që ka udhëzuar në këtë Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Ndërsa nëse e harron dhe kjo për shkak të një të metë që e ka goditur dhe e ka dobësuar kujtesën e tij atëherë nuk ka mëkat. E nëse harresa e tij rrjedh nga neglizhenca atëherë nuk është larg mendimi që thotë se ai bën mëkat, ngase ai nuk ka punuar me porosinë e Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe udhëzimin e tij. Si dhe kjo aludon në mos dëshirën dhe kujdesin ndaj librit të Allahut të lartësuar.
Fetvaja nr. 9
Pyetja: I kam mësuar dy xhuza nga Kurani dhe sa herë që mësojë një sure i harroj disa ajete të sures së mëhershme. Më tregoni diç që përmban ilaçin dhe shërimin e sëmundjes së harresës, Allahu ju shpërbleftë me të mirë?
Përgjigjja:
Së pari: Duhet të përmirësosh nijetin gjatë mësimit të Kuranit Fisnik.
Së dyti: Kujdesu që ta shpeshtosh leximin e Kuranit, ngase siç ka sqaruar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkon që të lexohet dhe përsëritet shpesh ngase ai shpëton (harrohet) më shpejt se sa deveja e lidhur. Prandaj, ka nevojë që ta përsëritësh dhe lexosh shpesh ashtu që kur ta mësosh një sure përsërite dhe lexoje shpesh derisa ta përforcosh dhe pa e përsosur atë mos kalo në tjetrën.
Si rezyme:
Fillimisht: Duhet ta përmirësosh nijetin dhe të punosh me atë që të ka mësuar Allahu, ku dhe thotë:
“Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme) ” [el-Bekare: 282].
Së dyti: Kujdesu për leximin e shpeshtë të tij.
Së treti përsose mësimin e tij përmendësh ashtu që, të mos kalosh nga ajeti në ajet apo nga sureja në sure përderisa ta përsosësh dhe të përforcohet në mendjen tënde.
Fetvaja nr. 10
Pyetja: Ai që mëson nga Kurani përmendësh pastaj e harron, a ka mëkat për këtë?
Përgjigjja: Ai që e mëson Kuranin përmendësh duhet t’i kushtojë kujdes leximit, përkujtimit dhe përsëritjes së tij ngase, Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka nxitur që të përsëritet shpesh Kurani dhe ka treguar se shpëton (harrohet) më shpejt se sa që ikën deveja e lidhur.
Prandaj, nuk i lejohet atij që ka mësuar përmendësh Kuranin që ta neglizhojë atë derisa ta harron. Kjo tregon në mos vullnetin e tij për të mirën dhe mos interesimin e tij ndaj librit të Allahut. Ngase, kush e mëson Kuranin përmendësh apo një pjesë të tij iu është dhënë një begati dhe e mirë e madhe e nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm ndaj kësaj begatie e të mire. Kështu që, e ruan atë duke shpeshtuar leximin e tij gjersa të mbetet në mendjen e tij dhe të ketë dobi prej tij, duke ia shtuar kësaj shpërblimin e madh të përgatitur për leximin e tij.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Ai që e lexon një shkronjë nga libri i Allahut i takon për të një e mirë, e një e mirë shënohet e dhjetëfishuar si dhe nuk them që ‘Elif -Lam - Mim’ është shkronjë por, Elifi është shkronjë, Mimi është shkronjë dhe Lami është shkronjë.” [tra. Tirmidhiu në “Sunenin” e tij nga Abdullah bin Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të.]
Gjithashtu leximi ndikon në përuljen, frikën dhe druajtjen e zemrës ndaj Allahut të lartësuar. Gjatë leximit me përfillje shton dijen, kuptimin dhe syçeltësinë. Pra, në leximin e Kuranit ka dobi të shumta që myslimani nuk bën të sillet i pakujdesshëm ndaj kësaj të mire të madhe dhe begatie të veçantë që i ka dhuruar Allahu i lartësuar.
Ndërsa, nëse e ka harruar për ndonjë dobësi në kujtesën e tij e jo pse ka qenë i pakujdesshëm ndaj tij, atëherë është i arsyetuar fetarisht.
Fetvaja nr. 11
Pyetja: Është transmetuar në hadith se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
“Mu janë ekspozuar mëkatet e ymetit tim e nuk kam parë mëkat më të madh se një njeri i cili e ka mësuar përmendësh një ajet e më pas e ka harruar.” (Ebu Davudi në “Sunen”:1/123 dhe Tirmidhiu në “Sunen”:8/118 të dyja këto nga prej hadithit të Enes b. Malikut – Allahu qoftë i kënaqur me të) apo siç ka thënë Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të), cili është kuptimi i këtij hadithi?
Përgjigja:Unë nuk e di këtë hadith e as që e kam parë por, harresa është dy llojesh:
E para: Nëse është paaftësi për shkak të ndonjë sëmundjeje që e godet njeriun e për këtë nuk dënohet.
E dyta: Nëse është për shkak të anashkalimit të leximit të librit të Allahut e për këtë dënohet, ngase ai e ka harruar për shkak të anashkalimit dhe moskujdesit.
Fetvaja nr. 12
Pyetja: Një njeri thotë se ai mundohet ta mësoj Kuranin përmendësh por, nuk ka mundësi ta lexon tefsirin (komentin) për shkak të kushteve të punës a le të vazhdon vetëm me mësimin përmendësh?
Përgjigja: S’ka gjë për këtë, leximi i tefsirit nuk është i domosdoshëm gjatë mësimit përmendësh. Nëse ka mundësi që edhe të mëson përmendësh edhe ta lexon tefsirin kjo është punë e mirë e nëse nuk i lehtësohet atëherë e mëson Kuranin përmendësh e kur ti lehtësohet dhe ti jepet shansi e lexon tefsirin pas mësimit përmendësh. Bashkimi mes mësimit përmendësh dhe tefsirit është më mirë nëse të lehtësohet.
Ndërsa nëse nuk ke mundësi të lexosh tefsirin por, vetëm se të mëson përmendësh atëherë kufizohesh në mësim përmendësh dhe e mëson Kuranin përmendësh e më vonë e lexon tefsirin. Në të dyja rastet patjetër duhet të punosh me Kuran, ngase nuk mjafton mësimi përmendësh apo leximi i tefsirit pa vepër.
Fetvaja nr. 13
Pyetja: Cila është këshilla juaj drejtuar të rinjve për metodën më të lehtë të mësimit të Kuranit përmendësh?
Përgjigjja: Kurani është i lehtësuar dhe lehtë mbahet në mend. Allahu i lartësuar thotë:
“Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?” (El Kamer: 17)
Por, e tërë çështja është se kërkohet nga njeriu vendosmëri dhe sinqeritet. E nëse ka vendosmëri të vërtetë dhe vullnet për Kuranin, Allahu do t’ia lehtësojë mësimin e tij përmendësh.
Janë disa gjëra që të ndihmojnë në mësimin e tij përmendësh, si:
- Të caktosh kohë të përshtatshme për këtë çdo ditë.
- Të prezantosh te ndonjë mësues i Kuranit në xhami dhe e falënderojmë Allahun, sot mësuesit e Kuranit janë të shumtë sa që nuk gjen lagje që nuk ka në të dikush që ua mëson Kuranin. E ky është një shans i madh i cili mungonte në të kaluarën.
- E vëllait që pyet nuk i mbetet vetëm se të prezantojë në një nga këto hallka të mësimit te cilido mësues duke prezantuar për çdo ditë te ai derisa ta plotësojë mësimin përmendësh të Kuranit.
- Gjithashtu duhet ta përsëritësh atë që e ke mësuar derisa të përforcohet në zemrën dhe mendjen tënde.
- Dhe duhet të punosh me librin e Allahut ngase kjo është mjeti më i mirë për ta mësuar atë. Allahu thotë:
“Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme) ” [el-Bekare: 282].
*** Vlerat e sureve:
Fetvaja nr. 14
Pyetja: Allahu i lartësuar thotë nu suren El Hixhr, ajeti 87: