Bashkimi i nijeteve në një agjërim të vetëm dhe gërshetimi mes ibadeteve
﴿ الجمع بين نيتين في صيام واحد ومسالة تداخل العبادات ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ الجمع بين نيتين في صيام واحد ومسالة تداخل العبادات ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: A ka mundësi të bashkojmë mes nijetit të agjërimit të tre ditëve prej çdo muaji dhe agjërimit të ditës së Arafatit dhe a i marrim dy shpërblimet?
Përgjigja:
Ibn Uthejmi (Allahu e mëshiroftë) thotë: Bashkimi (gërshetimi apo ngërthimi) mes ibadeteve (adhurimeve) është dy llojesh:
Një lloj që nuk është i saktë: Dhe kjo nëse adhurimet synohen vetvetiu apo i pasojnë të tjerat, me këtë rast adhurimet nuk mund të bashkohen mes vete. Shembull për këtë: Një njeri i ka kaluar syneti i sabahut derisa ka lindur dielli dhe ka ardhur koha e Duhasë, me këtë rast syneti i sabahut nuk mjafton edhe për dy rekatet e Duhasë dhe as namazi i Duhasë për synetin e sabahut e gjithashtu nuk vlen edhe bashkimi mes tyre. Kjo sepse: Syneti i sabahut është i pavarur dhe namazi i Duhasë është i pavarur, kështu që nuk mjafton të kryhet njëra për tjetrën.
Gjithashtu nëse një adhurim pason diçka që është para saj, atëherë nuk bashkohet, kështu që nëse thotë një njeri: Unë dua që ta bëj nijet me namazin e Sabahut si farzin ashtu edhe synetin. I themi: Kjo nuk vlen, sepse syneti i sabahut është pasuese e namazit dhe për këtë nuk vlen të kryhet për të.
Dhe lloji i dytë (i saktë): Të jetë qëllimi prej adhurimit vetëm veprimi i tij, ndërsa vetë adhurimi të mos jetë i synuar, e me këtë rast ka mundësi të bashkohen adhurimet. Shembull për këtë: Një njeri ka hyrë në xhami dhe njerëzit janë duke falë sabahun. Dihet që ai që hyn në xhami nuk ulet përderisa nuk i falë dy rekate. Kur ky njeri t’i bashkohet imamit në namazin farz kjo i vlen atij edhe për dy rekatet, pse ndodh kjo? Sepse qëllimi është t’i falësh dy rekate kur hynë në xhami.
Gjithashtu nëse njeriu hynë në xhami paradite dhe i falë dy rekate duke i bërë nijet për Duhanë, atëherë kjo i vlen edhe për dy rekatet e tehijjetul mesxhidit (dy rekatet me rastin e hyrjes ne xhami) e nëse i bën nijet të dyja kjo është më mirë.
Kjo është rregulla për sa i përket bashkimit mes adhurimeve.
E kësisoj është edhe agjërimi, si p.sh. agjërimi i ditës së Arafatit. Për qëllim është që kur të vjen kjo ditë të jesh agjërueshëm, qoftë nëse e ke bërë nijet se kjo është prej tre ditëve që agjërohen çdo muaj apo e ke bërë nijet për ditën e Arafatit. Por, nëse e bën nijet për ditën e Arafatit vetëm, atëherë kjo nuk vlen për tre ditët ndërsa nëse e bën nijet si një nga tre ditët, atëherë vlen edhe për ditën e Arafatit, e nëse i bën nijet të gjitha është më mirë.[1]
E Allahu e dinë më së miri.
[1] Likaul Babil Meftuh: 19/51.