Ka harruar sa ditë të Ramazanit duhet kompensuar ()

Muhamed Salih

Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar, Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë –, e teksti i saj është: “Gruas sime i kanë mbetur disa ditë për t’i agjëruar më herët por, ka harruar sa ditë janë saktësisht prandaj çka të bën?”

    |

    Ka harruar sa ditë të Ramazanit duhet kompensuar

    ﴿ عليها قضاء أيام من رمضان لكن نسيت عددها ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Muhamed Salih El Munexhid

    Përktheu : Driton Lekaj

    2010 - 1431

    ﴿ عليها قضاء أيام من رمضان لكن نسيت عددها ﴾

    « باللغة الألبانية »

    محمد صالح المنجد

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2010 - 1431

    Pyetja: Gruas sime i kanë mbetur disa ditë për t’i agjëruar më herët por, ka harruar sa ditë janë saktësisht prandaj çka të bën?

    Përgjigja: Ai që e ka prishë agjërimin gjatë Ramazanit me arsyen e udhëtimit, sëmundjes, menstruacioneve apo lehonisë e ka obligim ta kompenson atë, për shkak të fjalës së Allahut të lartësuar:

    “E kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” ( El Bekare: 184)

    Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) është pyetur: Pse gruaja që ka menstruacione e kompenson agjërimin e jo edhe namazin, ajo ka thënë: “Edhe ne na ka ndodhur kjo dhe urdhëroheshim ta kompensojmë agjërimin dhe nuk urdhëroheshim ta kompensojmë namazin.”[1]

    E nëse gruaja jote e ka harruar numrin e ditëve që e ka obligim t’i kompenson dhe dyshon se a janë gjashtë apo shtatë p.sh. nuk obligohet vetëm se me gjashtë ditë, sepse parimisht ajo është e obliguar me gjashtë vetëm (me numrin më të vogël) por, nëse i agjëron shtatë me qëllim të kujdesit kjo është më mirë ashtu që ta pastron veten e saj bindshëm.

    Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: “Një grua ka për obligim të kompenson disa ditë prej Ramazanit por, dyshon se a janë katër apo tre si dhe tash ajo ka agjëruar vetëm tre ditë, çka të vepron?

    Ai u përgjigj: Nëse njeriu dyshon se sa ditë e ka për obligim t’i kompenson, atëherë ai e merr numrin më të pakët. Kështu që nëse gruaja apo burri dyshon se a duhet të kompensoj tre apo katër ditë, atëherë ai i përmbahet numrit më të vogël, sepse për të është i bindur e çka i shtohet atij është i dyshimtë. Parimisht ajo është e obliguar me numrin më të vogël por, megjithëkëtë: Më mirë është ta kompenson ditën për të cilën ka dyshuar, ngase nëse e ka pas për obligim ta kompenson, atëherë e ka pastruar veten e tij bindshëm e nëse nuk e ka pas obligim, atëherë ai mbetet agjërim vullnetar, e Allahu i lartësuar nuk e humb shpërblimin e atij që e kryen punën e tij si duhet.

    E Allahu e dinë më së miri

    [1] Muslimi me nr: 355.