Tabelë rreth shpagimeve -Kefareteve (⮫)


Lista e shpagimeve - Kefareteve

﴿ جدول أحكام الكفارات ﴾

] Shqip – Albanian – ألباني [

Abdullah b. Muhamed Et Tajjar

Përktheu: Talha Kurtishi

Rishikoi : Redaksia e albislam.com

2010 - 1431

﴿ جدول أحكام الكفارات ﴾

« باللغة الألبانية »

عبد الله بن محمد الطيار

ترجمة: طلحة كرتيشي

مراجعة: هيئة تحرير موقع "ألب إسلام"

2010 - 1431

Shpagimet-Kefaretet

Shpagim-qefaret është: emërtim i përgjithshëm për adhurimet fetare, në pasuri ose me trup, me të cilat është i obliguar ai i cili bën kundërvajtje ndaj disa rregullave të caktuara fetare, me qëllim të dënimit por edhe të faljes së gjynahut. Ngase bëjnë pjesë në ibadete, qefaretet janë dispozita që mund të caktohen vetëm me argumente tekstuale fetare. Më poshtë keni një tabelë për dispozitat e shpagimeve fetare:

* * * Tabela e shpagimit (أحكام الكفارات) * * *

A është i detyruar me renditje apo jo

Dispozita e tij

Lloji i shpagimit (kefaretit)

Vepra për të cilën duhet bërë shpagim

I lejohet të zgjedh mes ushqimit,

veshmbathjes dhe lirimit. Nëse s’ka mundësi ta bëj asnjërën prej këtyre agjëron.

Vaxhib

Agjërimi i tre ditëve me radhë

Lirimi i një robi besimtar

Të ushqen dhjetë të varfër ose të

siguron veshmbathje për ta

Shkelja e betimit

[اليمين]

I lejohet të zgjedh mes ushqimit,

veshmbathjes dhe lirimit. Nëse s’ka mundësi ta bëj asnjërën prej këtyre agjëron.

Vaxhib

Agjërimi i tre ditëve me radhë

Lirimi i një robi besimtar

Të ushqen dhjetë të varfër ose të

siguron veshmbathje për ta

Shkelja e zotimit

[النذر]

I lejohet të zgjedh mes ushqimit, veshmbathjes dhe lirimit. Nëse s’ka mundësi ta bëj asnjërën prej këtyre agjëron.

Vaxhib

Agjërimi i tre ditëve me radhë

Lirimi i një robi besimtar

Të ushqen dhjetë të varfër ose të

siguron veshmbathje për ta

Shkelja e zotimit për apstenim nga marrëdhëniet seksuale me gruan (përgjithmonë apo më tepër se katër muaj)

[الإيلاء]

Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast

kur nuk ka mundësi ta bën të parën)

Vaxhib

Ushqyerja e gjashtëdhjetë të varfërve

Agjërimi i dy muajve me radhë

Lirimi i një robi besimtar

Shkelja e Dhiharit[1]

[الظهار]

Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast

kur nuk ka mundësi ta bën të parën)

Vaxhib

Ushqyerja e gjashtëdhjetë të varfërve

Agjërimi i dy muajve me radhë

Lirimi i një robi besimtar

Prishja e agjërimit gjatë muajit Ramazan me marrëdhënie intime

Renditja është e detyruar

Vaxhib

Agjërimi i dy muajve me radhë

Lirimi i një robi besimtar

Vrasja

(vrasja e dikujt pa pasë qëllim që ta vrasë atë)

Ka të drejtë të zgjedhjes mes shpagimeve

Vaxhib

Agjërimi i tre ditëve

Ushqyerja e gjashtë të varfërve

Therja e kurbanit (dele)

Veprimi i gjërave të ndaluara gjatë

ihramit

[محظورات الإحرام]

Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast kur nuk ka mundësi ta bën të parën)

Vaxhib

Agjërimi i dhjetë ditëve (tre gjatë Haxhxhit dhe shtatë pas kthimit në shtëpi

Therja e kurbanit (dele)

Lërja e ndonjë vaxhibi gjatë veprimeve të Haxhit

Renditja është e detyruar

Vaxhib

Agjërimi i dhjetë ditëve (tre gjatë Haxhxhit dhe shtatë pas kthimit në shtëpi

Therja e kurbanit (dele)

Shpagimi i atij që pengohet nga kryerja e umres apo haxhit (pas fillimit të tyre) për ndonjë arsye si dhe shpagimi për haxhin Temettu dhe Kiran



Ka të drejtë të zgjedh

Vaxhib

Në vend të ushqimit të një të varfëri agjëron një ditë

Shikon sa është vlera e kafshës së ngjashme dhe paguan ushqim aq sa është vlera e saj (për çdo të varfër shpërndan sikur në sadakatul fitr)

Therja e kafshës së ngjashme dhe shpërndarja e mishit të saj për të varfërit në Mekë

Shpagimi për vrasjen e gjahut (nëse gjahu është brenda haremit të Mekës apo nëse njeriu është në ihram) nëse ka kafshë të ngjashme me të

Ka të drejtë të zgjedh

Vaxhib

Në vend të ushqimit të një të varfëri agjëron një ditë

Shikon sa është vlera e gjahut të vrarë dhe paguan ushqim aq sa është vlera e saj dhe iu shpërndahet të varfërve

Shpagimi për vrasjen e gjahut (nëse gjahu është brenda haremit të Mekës apo nëse njeriu është në ihram) nëse nuk ka kafshë të ngjashme me të

Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast kur nuk ka mundësi ta bën të parën)

Vaxhib

Agjërimi i dhjetë ditëve (tre gjatë Haxhxhit dhe shtat pas kthimit në shtëpi)

Therja e kurbanit të madh (deve ose lopë)

Marrëdhëniet intime me gruan para lirimit të plotë prej ihramit

/

Mustehab

(e pëlqyer sipas disa

shkollave juridike)

Duhet ta paguaj shpagimin nëse ka mundësi përndryshe s’ka gjë

Dispozita për drunjtë e Mekës dhe Medines dhe gjuetisë në Medine

/

Mustehabb

Të jepë lëmoshë ne vlerë një ose gjysëm dinar (25.6 euro ose 12.8 euro përafërsisht)

Marrëdhëniet intime me gruan gjatë menstruacioneve

[1] Dhihar: është thënia e burrit bashkëshortes së tij: Ti je për mua si shpina e nënës sime (d.m.th. e palejuar për marrëdhënie intime me mua sikur nëna ime).