• PDF

    Ky artikull përmbledh rregullat më të rëndësishme fetare në katastrofat natyrore, pasi që është shtuar nevoja për tu njohur me shumë nga këto rregulla për shkak të problemeve të shumta që kanë rrjedhë pas këtyre katastrofave. Disa nga këto dispozita janë: - Dispozita rreth shpëtimit të përmbyturit? - Dispozita rreth dhënies së zekatit personave të dëmtuar nga përmbytjet? - Dispozita rreth mallrave të shitura të cilat janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve? - Dispozita rreth amaneteve dhe depozitave të cilat janë dëmtuar në vërshime? Si dhe dispozita të tjera të rëndësishme.

  • PDF

    Ky artikull përmbledh dispozitat kryesore të therjes së Kurbanit duke filluar nga: definicioni i tij pastaj, vlera e kurbanit dhe përzgjedhja e kafshës më të mirë për kurban, dispozita për therjen e kurbanit, kushtet që duhet t’i plotësoj kurbani si dhe çka të bëjmë me kurbanin dhe gjërat nga të cilat duhet të largohet muslimani në dhjetëditëshin e Dhul Hixhes, nëse dëshiron të prej kurban. Tërë kjo është e argumentuar me citate nga Kurani dhe Syneti dhe të shoqëruara nga mendimet e dijetarëve.

  • PDF

    Autor : Muhamed Salih El Munexhid Përktheu : Sedat Islami Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull prezanton një mori të vlerave dhe dobive të haxhit sikur që janë transmetuar në Kuranin Fisnik dhe në hadithet autentike, gjithashtu përmend disa dispozita rreth haxhit dhe nxit në shpejtimin e kryerjes së tij për atë që ka mundësi. Autori për fund përmend edhe disa nga dobitë që përfitohen në këtë dhe botën tjetër përmes kryerjes së adhurimeve të ndryshme gjatë haxhit.

  • PDF

    Autor : Muhamed Salih El Munexhid Përktheu : Irfan Tota Redaktoi : Driton Lekaj

    20 Këshilla dhe udhëzime për studentin dhe nxënësin musliman, që në vete përmbajnë shkaqet të cilat i lehtësojnë atij t’i kalojë provimet si është më së miri.

  • PDF

    Kohë pas kohe shfaqen argumente të ndryshme të cilat tregojnë për fuqinë e Allahut dhe dobësinë e njeriut me gjithë arritjet e tij në shumë fusha. I tillë ishte edhe vullkani i Islandës ku për një kohë paralizoi transportin ajror pothuajse në tërësi. Besimtari i mirëfilltë ndalet te këto ngjarje duke u munduar të nxjerrë mësime dhe urtësi. E ky artikull ndalet te kjo ngjarje duke nxjerrë në pah urtësitë e shumta dhe mësimet e ndryshme.

  • PDF

    Gënjeshtra e 1 Prillit: Gënjeshtra është një sëmundje e madhe dhe llogaritet prej mëkateve të shëmtuara. Ajo është një nga argumentet e nifakut (dyfytyrësisë) dhe shenjave të tij. Te njerëzit është përhapur ajo që quhet “ Rrena e 1 Prillit” dhe në këtë ditë – ditën e parë të prillit – ata pretendojnë se lejohet rrena pa ndonjë kufizim fetar. Gjithashtu nga kjo vepër rrjedhin shumë të këqija të cilat i sqaron ky artikull. Gjithashtu në të sqarohet dispozita për gënjeshtrën, llojet e saj, ndëshkimin për të dhe rastet e veçanta në të cilat lejohet.

  • PDF

    Në këtë artikull janë përmbledhur dispozitat më të rëndësishme që lidhen me agjërimin e ditës Ashura, duke filluar nga aspekti historik, normat e agjërimit të saj në raste të ndryshme dhe në fund përmend risitë që janë shpikur në lidhje me këtë ditë.

  • PDF

    Autor : Muhamed Salih El Munexhid Përktheu : Lulzim Murseli Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky artikull përmban vlerën e muajit Muharrem si një ndër katër muajt Hurum (të shenjtë) si dhe flet për vlerën e agjërimit vullnetar në të.

Mbresat