• PDF

    Qëndrueshmëria në fenë e Allahut është qëllimi themelor i çdo muslimani të sinqertë që dëshiron ta ndjekë rrugën e drejtë me vendosmëri e udhëzim. Në ditët e sotme nevoja e muslimanit për mjetet e qëndrueshmërisë është më e madhe sesa në kohën e gjeneratave të para të muslimanëve. Rrjedhimisht, përpjekja që kërkohet për ta jetësuar këtë është më e madhe, për shkak të prishjeve në kohën që po jetojmë, vëllezërve të paktë dhe dobësisë e numrit të vogël të përkrahësve. Në këtë libër pëmenden disa mjete të rëndësishme për të qenë i qëndrueshëm në fe.

  • PDF

    Ky libërth tregon se ramazani është mundësi e shkëlqyeshme për edukimin e vetes në aspektin e ibadetit, për t’u larguar nga ndalesat dhe për mësimin e dispozitave fetare. Gjithashtu është mundësi shumë e mirë për thirrësit që t’i edukojnë njerëzit dhe t’ua mësojnë fenë.

  • PDF

    Autor : Muhamed Salih El Munexhid Përktheu : Ekrem Avdiu Redaktoi : Umer Musa

    Dëshiroj të pendohem, por... : Ky libërth përmban një parathënie rreth rrezikut të përçmimit të mëkateve, pastaj një koment të shkurtër rreth kushteve të pendimit – Teubes dhe disa udhëzime për shërim të shpirtrave. Libërthi përfundon me disa fetva për të penduarit, të mbështetura në argumentet e Kuranit dhe Sunetit dhe fjalët e Dijetarëve.

Mbresat