معلومات المواد باللغة العربية

Tefsiri i Kuranit

Numri i materialeve: 7

  • Shqip

    PDF

    Libër i shkurtër i cili përmban çështjet më të rëndësishme për të cilat ka nevojë një mysliman në jetën e tij. Libri përmban pjesët më të njohura të Kuranit dhe tefsirit pastaj një mori normash rreth besimit, fikhut, virtyteve të mira etj. Libri ndahet në dy pjesë: Pjesa e parë: përbëhet prej tri xhuzëve (pjesëve) të fundit të Kuranit të shoqëruara me komentin e marrë nga libri ‘Zubdetut -Tefsir’ i Shejh Muhamed El Eshkar. Pjesa e dytë: përmban disa dispozita për të cilat ka nevojë myslimani si: Rregullat e texhvidit, 62 pyetje dhe përgjigje në akide, dialog konstruktiv rreth teuhidit, normat e Islamit (Shehadeti, Pastërtia, Namazi, Zekati, Agjërimi dhe Haxhi), dobi të ndryshme, Rukje, Dua, Edhkare (lutje të posaçme), 100 virtyte dhe 70 ndalesa dhe për fund forma e abdesit dhe namazit të ilustruara dhe udhëtimi drejt përjetshmërisë (udhëtimi për në botën tjetër).

  • Shqip

    MP4

    Në këtë video hoxha i nderuar komenton suren “El Asr” një ndër kaptinat më të shkurtra në Kuran por, që përmban mësime dhe porosi të mëdha.

  • Shqip

    MP4

    Në këtë video hoxha i nderuar komenton suren “El Asr” një ndër kaptinat më të shkurtra në Kuran por, që përmban mësime dhe porosi të mëdha.

  • Shqip

    PDF

    Ndihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për: 1. Komentin e qartë të pjesës së fundi të Kuranin, larg paqartësive dhe mospajtimeve duke qenë kësisoj i përshtatshëm për të gjitha nivelet. 2. Të shprehurit e qartë të autorit sidomos në sqarimin e kuptimit të përgjithshëm. 3. I ka ndarë kaptinat e gjata në pjesë ashtu që të jetë më i lehtë studimi dhe kuptimi i tyre. 3. I ka sqaruar fjalët e nevojshme për sqarim ashtu siç janë përmendur në sure. 4. Pas çdo pjese sjell pyetje dhe ushtrime rreth asaj që është prezantuar në atë pjesë.

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë ligjëratë hoxha Ekrem Avdiu e komenton “Ajetul Kursijj”, e që është ajeti 285 i kaptinës El Bekare. Ky ajet është ajeti më madhështor në Kuranin Fisnik. Madhështia e tij rrjedh nga tematika që shtjellon. Ky ajet Kuranor flet për Allahun e lartësuar, cilësitë dhe emrat e tij të bukur. Dhe ai që donë ta njohë Allahun e lartësuar dhe ta adhurojë sinqerisht patjetër duhet të ndalet në kuptimet dhe udhëzimet e këtij ajeti madhështor.

  • Shqip

    PDF

    Ky libër jep një sqarim të qartë e gjithëpërfshirës që esenca e arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në përputhje me të, përndryshe refuzohet.

  • Shqip

    PDF

    Ky libër sqaron se cilat janë temat kryesore për të cilat bëhet fjalë në suret e Kuranit Fisnik, në mënyrë që muslimani përmes këtij libri ta ketë më të lehtë ta kuptojë dhe ta soditë fjalën e Allahut, Kuranin.