Kategoritë

  • PDF

    Autor : Muhamed Dërmaku Redaktoi : Driton Lekaj

    Xheneti është vendbanimi i fituesve dhe strehimi i të penduarve dhe lakmia e çdokujt që e kupton madhështinë e shpërblimit të Allahut ndaj robërve të Tij të sinqertë. Rrugët dhe shtigjet që dërgojnë deri aty janë të shumta sikundër edhe që portat e Xhenetit janë të shumta. Hadithi i Muadhit (Allahu qoftë i kënaqur me të) : “O i Dërguar i Allahut! Më trego për ndonjë vepër që më shpie në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” më së miri e sqaron këtë dhe po ky hadith është tema e këtij artikulli nga hoxha i nderuar Muhamed Dërmaku.

  • PDF

    Në këtë libër hoxha dhe edukatori i mirënjohur Dr. Jahja El Jahja na ofron një program praktik për mbajtjen dhe forcimin e lidhjeve farefisnore. Në fillim flet për synimet dhe vlerën e këtij programi pastaj flet për atë që e praktikon atë, për mjetet dhe metodat e preferuara të përdoren duke ofruar së fundmi zgjidhje për probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë me lidhjen farefisnore. Ky program me lejen e Allahut është një udhëzues i sigurt drejt marrëdhënieve sa më të mira farefisnore.

Mbresat