Kategoritë

  • video-shot

    MP4

    Në të vërtetë Allahu i lartësuar e ka përshkruar të dërguarin e Vet në Kuranin famëlartë si mëshirë për tërë krijesat. Por, në mënyrë të veçantë e ka përshkruar se ai është “Reufun Rahim” i butë, i ndjeshëm dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve. Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar tregon për mënyrën se si Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e shprehte dhembjen, dashurinë dhe mëshirën ndaj umetit të tij – myslimanëve të cilët i besuan dhe e pasuan qoftë edhe me mangësi.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Hytbe e mbajtur nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi ku flet rreth pozitës së lartë dhe nderimit të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga Allahu i lartësuar ashtu që e ka ngritur lartë famën e tij. Ku dhe me të drejtë është njeriu më i përmendur në tërë rruzullin tokësor.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është burim i veprës dhe jetësimit të Islamit në jetën e çdo myslimani. Prandaj, është shumë me rëndësi ta kuptojmë drejt dhe ta realizojmë atë në jetën tonë. Kjo është porosia e hoxhës së nderuar, i cili e përfundon ligjëratën e tij me disa shembuj praktikë.

Mbresat