Kategoritë

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për përgatitjen para muajit të Ramazanit, pasi që jemi në prag të tij. Ai i tregon rregullat e përgjithshme ndaj të cilave muslimani duhet të jetë i kujdesshëm me këtë rast, duke argumentuar fjelët e tij me gjendjen e Selefit – gjeneratave të para të devotshme para muajit të Ramazanit dhe për fund pyet me plot të drejtë: Si hyn në Ramazan ai që nuk din të lexoj Kuran?!!

  • MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    A i gëzohet muslimani largimit të Ramazanit? Si është mënyra më e mire për ta mbyllur këtë muaj? A përfundon agjërimi me muajin e Ramazanit? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

  • MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar Bekir Halimi sqaron diç prej vlerës së haxhit si dhe hapat dhe veprat të cilave duhet t’iu përmbahet haxhiu për tu pranuar haxhi prej tij.

  • MP3

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Muaji i Ramazanit ishte mejdan i madh për të garuar në të mira dhe adhurime. Por, ajo që duhet të na preokupon pas tij është se si të vazhdojmë në të mira pas tij, sepse vazhdimi në të mira është një nga shenjat kryesore të pranimit të adhurimit në të. Për këto dhe të tjera flet hoxha i nderuar Enis Rama në ligjëratën e tij.

  • MP3

    Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë hutbe hoxha Bekir Halimi sqaron për gëzimin dhe lumturinë e cila përshkon myslimanin me ardhjen e muajit të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe pendimit dhe tregon për mënyrën më të mirë për mikpritjen e këtij muajit të shenjtë. Duke vënë theksin për lidhjen mes namazit dhe agjërimit.

  • MP3

    Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Allahu ka veçuar muajin e Ramazanit nga muajt e tjerë dhe i ka dhënë pozitë të posaçme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar Enes Goga sqaron për vlerën dhe përgatitjen për këtë muaj fisnik duke iu drejtuar me këtë shtresave të ndryshme të shoqërisë.

  • MP3

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo hytbe e mbajtur nga hoxha Ferid Selimi flet rreth Zekatit – shtyllës së tretë të Islamit. Hoxha i nderuar në mënyrë të thjeshtë por, praktike sqaron vlerën dhe rregullat esenciale të Zekatit.

  • MP3

    Në këtë incizimi hoxha i nderuar flet rreth efekteve pozitive të namazit dhe si manifestohen ato në jetën e myslimanit.

Mbresat