Kategoritë

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Mahmud El Misri Redaktoi : Driton Lekaj

    Përshkrim prekës, nga hoxha i nderuar Mahmud El Misri, i vdekjes së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Momente vendimtare në jetën e Umetit, çaste kur ndahej i dashuri nga ata që e flijuan çdo gjë për të. Me të vërtetë përballë vdekjes së tij thjeshtësohet çdo fatkeqësi, sikurse që edhe është transmetuar në hadithin e vërtetë.

  • video-shot

    Hixhreti Shqip

    MP4

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Maxhuni

    Hixhreti është një ndër stacionet më të rëndësishme të jetës së Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të). Pas një mundi që e përjetoi në Mekë dhe kalitje në çështjet themelore të besimit u shfaq një dritë për Islamin, një kthesë historike në përhapjen dhe forcimin e Islamit, një ndryshim i cili njëherë e përgjithmonë ndërroi peshojat e forcave mes të vërtetës dhe të kotës. Prandaj çdo mysliman duhet me kujdes të ndalet tek mësimet e kësaj ngjarjeje historike, e kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Dr. Shefqt Krasniqi.

Mbresat