Omer Berisha: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Maqedonia. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik në Medine – Dega e Hadithit. Shquhet me aktivitetin e tij të palodhshëm në thirrjen islame përmes përkthimeve të ndryshme dhe njëherazi është kryeredaktor i njërës nga revistat më prestigjioze islame në trojet shqiptare ‘Albislamit’ dhe ueb faqes po me këtë emër.
Rijad Misini: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik të Medinës – Dega e Sheriatit ndërsa studimet postdiplomike i vazhdon në Universitetin e Mbretit Suud në Rijad. Ai shquhet për një numër të librave të përkthyer dhe disa libra të tjerë të recensuar të cilat e pasuruan bibliotekën islame.