(1) Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
(2) Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve,
(3) të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit,
(4) Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
(5) Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
(6) Udhëzona në rrugën e drejtë!
(7) Në rrugën e atyre që i begatove e jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, as në rrugën e të humburve!