Lexues i njohur i Kuranit nga Arabia Saudite. Studimet i vijoi në universitetin Ummul Kura në Mekë ku me pas u punësua edhe si profesor dhe shef i katedrës së Kiraeteve dhe shkencave Kuranore. Në vitin 1428 h. mbreti Abdullah e ka caktuar të jetë imam i përhershëm në xhaminë e shenjtë - Qaben.
Halid Jasin: Është rritur si i krishterë në SHBA. Ai e pranoi Islamin në vitin 1965. Ai ka themeluar një organizatë për Dave e cila ka ndikuar në pranimin e Islamit nga mijëra njerëz anë e kënd botës e sidomos në Britani, SHBA dhe Australi.