Muhamed Muhtar Esh Shenkiti: Ai është Muhamed b. Muhamed Muhtar Muhamed Ahmed Mezid El Xhekenij Shenkiti. Thirrës i njohur dhe mësimdhënës në Xhaminë Pejgamberike në Medinen e Shndritshme si dhe anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj në Arabinë Saudite. Ueb sajti i Shejhut është: www.shankeety.net
Është njohur me udhëtimet e shumta nëpër vende të ndryshme të botës qofshin ato në perëndim apo në lindje. Ai i shënoi përjetimet dhe kujtimet e tij në libra të cilat i botoi një nga një. Ishte ndër të parët që informuan njerëzit në lindje për gjendjen e Islamit dhe muslimanëve në trojet e ish Jugosllavisë. Ai ka shkruar libra të shumtë dhe emisione të ndryshme ku përshkruante udhëtimet e tij.