Ka lindur në qytetin e Rijadit ku edhe jeton. Ka përfunduar fakultetin në studimet islame ndërsa tash për tash vijon studimet master në shkencat kuranore.
Profesor i retorikës dhe kritikës letrare në Universitetin ’Ummul Kura’. Njëkohësisht ai është edhe imam në xhaminë e Shejh Ibn Bazit në Mekën e Ndershme.
Lexues i Kuranit nga Arabia Saudite. Ka kryer studimet në lëminë e inxhinierisë petrokimike dhe tash për tash punon në agjencinë ajrorë të Arabisë Saudite. Krahas kësaj ka qenë imam i disa xhamive në Rijad - kryqytetin e Arabisë Saudite dhe vazhdon të jetë imam dhe hatib në xhaminë Takva në lagjen Tahlije.