Ka përfunduar studimet në universitetin e Imamit në Rijad. Udhëheq sektorin e daves në organizatën ’El Imar’ si dhe njihet për kontributin e saj në mbajtjen e ligjëratave të përgjithshme dhe shkencore.
Lexues i Kuranit nga Maroko. Ka lindur në vitin 1967 dhe punon si imam dhe hatib në një nga xhamitë e qytetit Dar el Bejda. Është ndër lexuesit më të njohur të Kuranit në Maroko për sa i përket transmetimit të Versh nga Nafiu.
Ulvi Fejzullahu: Është një ndër hoxhallarët e mirënjohur në Luginën e Preshevës. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik të Medinës – Dega e Sheriatit. Shquhet me angazhimin e tij në thirrjen islame përmes medieve qofshin ato të shkruara apo televizive po edhe përmes internetit. Ai është Imam në xhaminë qendrore në Bujanoc – Jug të Serbisë dhe hutbet e tij përcillen nga një numër i madh njerëzish