Bledar Haxhiu: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Shqipëria. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik, të Medinës– Dega e Sheriatit. Shquhet me angazhimin e tij në thirrjen islame përmes ligjëratave dhe hutbeve dhe njëherazi është administrator i uebfaqes: www.profetiislam.com.
Burim Koçinaj: Hoxhë i nderuar nga qyteti i Prizrenit. Ka mbaruar fakultetin e studimeve islame në Universitetin e Kasimit, në Arabinë Saudite. Shquhet për punën e tij në fushën e davetit, sidomos në lëmin e përkthimit dhe redaktimit të librave islamë.