Talha Kurtishi: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Maqedonia. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik në Medine – Dega e Hadithit. Përveç thirrjes islame përveç ligjëratave në forma të ndryshme ai është i njohur për shkrimet dhe përkthimet e tij.
Irfan Salihu: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Jordanez në Jordan. Shquhet për angazhimin e tij në thirrjen e njerëzve dhe vetëdijesimin e tyre me fenë e Allahut të lartësuar dhe atë përmes ligjëratave dhe hytbeve. Ai është imam në një nga xhamitë e qytetit të Prizrenit. ai ka përkthyer disa libra dhe ka recenzuar të tjera si dhe prezenca e tij në medie dallohet sidomos përmes kanalit satelitor Peace Tv - në shqip.