Llukman Neziri: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Maqedonia. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Jordanez në Aman – Mbretëria Hashimite e Jordanit. Shquhet për aktivitetin e tij në thirrjen islame në rrethinën e Gjilanit - Kosovë, ku jeton, dhe më gjerë.
Lulzim Susuri: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik në Medinë – Dega e Hadithit. Ai shquhet për aktivitetin e tij të palodhshëm në sferën e davetit me të gjitha format e mundshme por, më se tepërmi përmes ligjëratave dhe shkrimeve ku dhe ka një rubrikë të posaçme rreth hadithit në revistën e njohur: “Albislam”.