Përshkrimi

Në këtë libërth, sqarohet se lumturia e përhershme nuk arrihet vetëm se me besimin në Zotin dhe praktikimin e udhëzimit të Tij, ngase Ai është krijues i njerëzve dhe e din më së miri se çka i bën ata të lumtur dhe çka ju sjellë atyre dobi.
Por, pasi që fetë dhe besimet janë të shumta dhe ai që hulumton të vërtetën lehtësisht e kupton që dallimet mes tyre janë esenciale si dhe është e pamundur që të gjitha të jenë të vërteta, atëherë autori e shkroi këtë libërth me qëllim të përgjigjes në disa pyetje:
Cila nga këto fe është e vërtetë? Cili është besimi (akideja) të cilën e donë Allahu dhe dëshiron që ne ta përqafojmë? Cila nga këto fe dhe bindje na garanton lumturinë në këtë botë dhe tjetrën?

Mbresat