Në të ka refuzim për idhujtarët e kohës sonë Sepse është shkurtesë e librit: “Largim të dyshimeve” “Katër Parimet” është teksti i dytë që mësohet gjatë vargut të teksteve për nxënësin e diturisë. Këtij teksti i është kushtuar rëndësi për disa shkaqe, prej tyre: Këshilla e dijetarëve tanë për mësimin e tij Fillohet me të para fillimit me librin “Largim të dyshimeve”, në mënyrë që mos të kaplojë studentin ndonjë dyshim
Libër i dobishëm që përmban komentin e dy librave: "Tre Parimet" dhe "Katër Parimet" të autorit Muhamed ibn Abdul Uehab në mënyrë të lehtë dhe të shkurtër
Autori në këtë libër ka paraqitur shkurtimisht Islamin, duke i shpjeguar e përkufizuar shtyllat dhe parimet madhështore të Tij dhe ndonjëherë duke iu qasur edhe disa çështjeve e koncepteve, shpjegimi i të cilave është i domosdoshëm për t'i njohur të tjerët me fenë islame.
Ky libër bën fjalë për namazin dhe është i ndarë në tridhjetë mësime. Në çdo mësim është përmendur nga një ajet kuranor, një hadith, një thënie e dijetarëve, një këshillë dhe një dilemë, që shejtani ua hedh njerëzve në mendje për t'i lënë sa më larg namazit, porse çdo dileme i jam përgjigjur shkurtimisht.
Ky është një libër i dobishëm për muslimanët në përgjithësi. Autori në këtë libër ka sqaruar shtyllat e Islamit dhe ato të imanit, duke sqaruar dhe kushtet që kanë të bëjnë me to dhe po ashtu ka sjellë argumente fetare dhe logjike lidhur me to.
Ky libër ofron aspekte të ndriçuara dhe shembuj të përzgjedhur të bukurisë, gjithëpërfshirjes, thjeshtësisë, tolerancës, madhështisë dhe shkëlqimit të Islamit. Ndaj të ftoj ta lexosh këtë libër me sinqeritet, objektivizëm dhe mendje të hapur, me qëllim të zbardhjes së të vërtetës përkitazi me këtë fe madhështore.
Libri "Dyzet hadithet e Neveviut" është libër i njohur, i cili përmban dyzet e dy hadithe të përmbledhura nga imam Neveviu në lëmenj të ndryshëm të dijes. Secili nga këto hadithe përfshin nga një rregull të rëndësishme të fesë, andaj çdo besimtar duhet t’i mësojë këto hadithe për shkak të rëndësisë së tyre. Në këtë libër përfshihet edhe shtojca e Ibn Rexhebit e cila po ashtu ka rëndësi të madhe.
Qëndrueshmëria në fenë e Allahut është qëllimi themelor i çdo muslimani të sinqertë që dëshiron ta ndjekë rrugën e drejtë me vendosmëri e udhëzim. Në ditët e sotme nevoja e muslimanit për mjetet e qëndrueshmërisë është më e madhe sesa në kohën e gjeneratave të para të muslimanëve. Rrjedhimisht, përpjekja që kërkohet për ta jetësuar këtë është më e madhe, për shkak të prishjeve në kohën që po jetojmë, vëllezërve të paktë dhe dobësisë e numrit të vogël të përkrahësve. Në këtë libër pëmenden disa mjete të rëndësishme për të qenë i qëndrueshëm në fe.
Shpjegimi i bazave të besimit është një libër i dobishëm, i cili bën fjalë për bazat dhe synimet e besimit Islam dhe për shtyllat e fesë Islame, siç janë: besimi në Allahun, në melekët e Tij, në të dërguarit e Tij, në Librat e Tij, në Ditën e Fundit dhe në kaderin (paracaktimin) e Allahut.
Ky libër jep një sqarim të qartë e gjithëpërfshirës që esenca e arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në përputhje me të, përndryshe refuzohet.
Ky libërth tregon se ramazani është mundësi e shkëlqyeshme për edukimin e vetes në aspektin e ibadetit, për t’u larguar nga ndalesat dhe për mësimin e dispozitave fetare. Gjithashtu është mundësi shumë e mirë për thirrësit që t’i edukojnë njerëzit dhe t’ua mësojnë fenë.
Ky libër flet për shkaqet dhe mënyrat të cilat ia mundësojnë atij që i zbaton ato, të gjejë gëzimin, lumturinë dhe qetësinë shpirtërore dhe ia largojnë atij brengat, trishtimin dhe vuajtjet.
Follow us: