Kategoritë

معلومات المواد باللغة العربية

Numri i materialeve: 5

  • Shqip

    MP3

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Ç’është Fitër Bajrami dhe pse është emërtuar me këtë emër? Sa zgjatë festa e Bajramit dhe si duhet ta manifestojmë atë? Si falet namazi i Bajramit dhe cilat janë rregullat kryesore të tij? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

  • Shqip

    MP4

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Bajrami është një rast për të shprehë gëzimin, lumturinë dhe pajtimin mes vete duke u liruar qoftë edhe për një kohë nga realiteti i hidhur i myslimanëve kudo në botë, me shpresë se do të kthehemi pas tij më të gatshëm dhe më të bashkuar për tu ballafaquar me këto sfida. E ky është edhe mesazhi i Bajramit.

  • Shqip

    PDF

    Jeta e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është shembull për myslimanin në çdo aspekt, e edhe në rastin e festave. Hoxha i nderuar në këtë artikull përshkruan gëzimin dhe harenë qe e përshkonte shtëpinë e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me rastin e Bajramit në mënyrë që të jetë shembull për të gjithë ata që synojnë pasimin e traditës së tij.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Ekrem Avdiu

    Festa e Bajramit është prej simboleve të Islamit, madje prej më të mëdhave me të cilat manifestohet Islami. Është festë për atë që ka shpirtin e pastër dhe qëllimin e dëlirë për Allahun e jo vetëm për atë që vishet dhe stoliset me stolitë e kësaj bote. Në këtë artikull hoxha i nderuar Ekrem Avdiu flet rreth kuptimeve të larta që përmban festa e Bajramit.

  • Shqip

    PDF

    Autor : Ibrahim b. Muhamed El Hukajl Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Myslimanët kanë tri festa përmes të cilave shprehin gëzimin, unitetin dhe madhërojnë Allahun e lartësuar. Në këtë artikull hoxha i nderuar sqaron disa nga rregullat dhe dispozitat e Bajramit të Fitrit dhe atij të Kurbanit.