Broshurë e përgatitur me kujdes dhe shumë e dobishme. Ajo përmban përshkrimin e faljes së namazit për fillestarë duke ia bashkëngjitur edhe disa dispozita që lidhen me namazin.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
Namazi është shtylla e Islamit dhe shpirti i tij. Përmes tij besimtari përfiton begati të shumta dhe ruhet nga e shëmtuara dhe e keqja në përgjithësi. Prandaj i takon besimtarit të kujdeset që familja e tij ta kuptojnë rëndësinë e namazit dhe ta falin atë. E në këtë thërret edhe ky artikull tërheqës.
Në këtë ligjëratë hoxha Enis Rama flet rreth namazit, rëndësisë dhe peshës së tij në Islam. Iu drejtohet atyre që pretendojnë Islamin dhe namazi nuk është pjesë e jetës së tyre me këshilla dhe sqarime se Islami nuk qëndron pa namaz dhe pa iu nënshtruar Allahut të lartësuar. Si dhe flet për lumturinë, krenarinë dhe shpëtimin në këtë botë dhe tjetrën që i sjell myslimanit namazi.
Autori, në këtë libër shpjegon kuptimin, vlerat, dobitë dhe veçoritë e agjërimit, të Ramazanit, të namazit të natës dhe të teravive, duke sjellë për to argumente.
Namazi është prej obligimeve praktike parësore pas kushteve të besimit. Përmes këtij dokumentari bëhet e qartë se besimi realisht merr kuptim kur njeriu bën namazin dhe se kryerja e tij me rregull njeriun e bën të sinqertë në pretendimin e tij se është rob i Allahut të lartësuar. Gjithashtu ky dokumentar vë në pah mirësitë e namazit të shumëfishta.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “A lejohet namazi pas imamit që shkruan hajmali, për të cilat disa njerëz mendojnë se të shpëtojnë prej magjisë dhe syrit? E nëse nuk lejohet si të veprojmë? Duke e ditur se ne jetojmë në një fshat ku ekziston vetëm një xhami dhe imam i saj është ky njeri.”
Ky libërth i shkruar nga dijetari Ibn Uthejmini ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me agjërimin, teravitë dhe zekatul-fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptueshme, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.