Kategoritë

  • video-shot

    MP4

    Allahu i lartësuar thotë: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët. "(Et-Tevbe: 128)” Nga këto virtyte të përmendura do të veçojmë dëshirën dhe angazhimin e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për të mirën e përgjithshme dhe që dobia t’i përfshijë të gjithë.

  • video-shot

    MP4

    Në të vërtetë Allahu i lartësuar e ka përshkruar të dërguarin e Vet në Kuranin famëlartë si mëshirë për tërë krijesat. Por, në mënyrë të veçantë e ka përshkruar se ai është “Reufun Rahim” i butë, i ndjeshëm dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve. Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar tregon për mënyrën se si Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e shprehte dhembjen, dashurinë dhe mëshirën ndaj umetit të tij – myslimanëve të cilët i besuan dhe e pasuan qoftë edhe me mangësi.

  • video-shot

    MP4

    Të moshuarit janë kategori që përvoja e tyre sigurisht pasuron spektrin e shoqërisë por, ata fizikisht kanë nevojë për më tepër përkujdesje, respekt dhe dashuri. Si e bënte këtë në mënyrën më të mirë Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në mënyrën më të mirë praktikisht dhe si ka kërkuar prej neve në fjalët dhe udhëzimet e tija që edhe ne ta praktikojmë një gjë të tillë? Ta ndjekim ligjëratën.

  • video-shot

    MP4

    Është e lehtë të jesh i sjellshëm dhe i virtytshëm me ata që mendojnë sikurse ti, me ata të cilët të kuptojnë dhe i kupton megjithatë madhështia e një personaliteti vjen në shprehje kur ai person është i virtytshëm edhe me ata që e kundërshtojnë dhe nuk mendojnë sikurse ai. Shembuj të shumtë të virtyteve profetike e jetësojnë këtë porosi ku dhe hoxha i nderuar në këtë ligjëratë do t’i përmend disa prej tyre.

  • video-shot

    MP4

    Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar tregon secilat ishin virtytet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur komunikonte me kategorinë shumë specifike të shoqërisë -fëmijët. Si i trajtonte ata dhe si sillej me ta.

  • video-shot

    MP4

    Ligjërues : Nebil b. Ali El Ivedi Redaktoi : Driton Lekaj

    Përshkrim i shkurtër por, tërheqës i atributeve njerëzore dhe virtyteve morale të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga Shejh Nebil El Ivedi. Ndoshta mund të emërtohet edhe me titullin: Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sikurse të ishit duke e parë.

Mbresat