Ekrem Avdiu: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik të Medinës – Dega e Hadithit. Është një ndër hoxhallarët me autoritativ në trojet shqiptare e sidomos në Kosovë ku jeton dhe punon. Shquhet për largpamësinë dhe modestinë e tij. Jetën e tij ia kushtoi ngritjes së Islamit dhe kontribuon ende pareshtur në sfera të ndryshme. Është imam në një xhami të Mitrovicës – Kosovë.
Emin Ademaj: Është hoxhë i nderuar nga Kosova. Ai përfundoi studimet në fakultetin e Sheriatit në Universitetin Islamik në Medinën e Ndershme. Ai i vijon studimet e magjistraturës në universitetin e Jinanit në Tripolin lindor - Liban. Ai shquhet për modestinë dhe angazhimin e tij në thirrjen islame përmes përkthimeve, ligjëratave dhe punës së tij si imam në një nga xhamitë e rrethit të Shtimes – Kosovë.