Ky artikull sqaron sa tolerant është Islami në trajtimin e muslimanëve të rinj. Autori potencon faktin se thirrësi duhet të përdorë butësinë dhe mirësinë gjatë thirrjes së tij, sikurse që Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i përfitonte zemrat e muslimanëve të rinj.
Ai që hyn në Islam është sikurse një i porsalindur dhe siç dihet gjendja e të porsalindurit ka nevojë për përkujdesje dhe vëmendje të shtuar. Ky artikull tregon mënyrën se si është përkujdesur Islami ndaj muslimanit e ri përmes pohimit të rëndësisë së gradualitetit në mësimin dhe zbatimin e mësimeve islame. Për të dëshmuar këtë, autori ka përmendur shembuj nga jeta e Sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta).
Ndodh që fëmija të ketë ndikim te një jomusliman më tepër se një thirrës që posedon argumente dhe fakte bindëse. Autori i këshillon muslimanët t’i edukojnë fëmijët e tyre në dashurinë ndaj thirrjes në rrugën e Allahut, t’ua mësojnë mënyrat e davetit dhe t’i edukojnë për ta bartur mesazhin e Islamit te jomuslimanët.
Muslimani i ri, kur të hynë në Islam, duhet të lë pas vetes mëkatet dhe veprat e shëmtuara dhe në të njëjtën kohë ai i gëzohet premtimit se Allahu do t’ia falë periudhën e jetës të cilën e ka kaluar në shirk dhe mëkate. Në këtë artikull përmenden disa argumente që flasin për këtë çështje.