Arben Ahmetaj është hoxhë i dalluar nga Kosova. Ka mbaruar fakultetin dhe magjistraturën në Universitetin "Mbreti Suud" në Rijad, në degën e fikhut dhe bazave të fikhut dhe tashmë është në përfundim të doktoratës në të njëjtin universitet.
Burim Koçinaj: Hoxhë i nderuar nga qyteti i Prizrenit. Ka mbaruar fakultetin e studimeve islame në Universitetin e Kasimit, në Arabinë Saudite. Shquhet për punën e tij në fushën e davetit, sidomos në lëmin e përkthimit dhe redaktimit të librave islamë.
Hoxha Uthman Agolli nga Korça është një imam dhe thirrës i përkushtuar, i njohur për punën e tij të palodhshme në fushën e davetit (thirrjes islame) dhe përkthimeve. Ai ka përkthyer disa libra të rëndësishëm, ndër të cilët spikasin Kurani i Madhërishëm dhe tefsiri i Shejh Abdurrahman es-Sadit. Përkushtimi i tij në sjelljen e dijeve islame te lexuesit shqiptarë e bën atë një figurë të çmuar në shoqëri