معلومات المواد باللغة العربية

Uebfaqja "Thirrja Islame" - www.islamic-invitation.com - Libra

Numri i materialeve: 4

  • Shqip

    Autor : M. A. K. Kaif

    Libri shtjellon doktrinën e trinitetit duke e hedh poshtë atë përmes vetë citateve të Biblës dhe duke sqaruar se ajo nuk është shpallje hyjnore por, shpikje njerëzore.

  • Shqip

    Libri është përmbledhje e diskutimeve të vazhdueshme mes autorit dhe një numër priftërinjsh. Diskutimet janë përshkuar me objektivitet dhe edukatë të lartë të dialogut, po ashtu me kujdesin për t’iu larguar çdo gjëje që mund të lëndonte ndjenjat fetare reciproke si dhe duke i qëndruar besnik metodologjisë shkencore gjatë dialogut, i cili u zhvillua në formë të pyetjes dhe përgjigjes. Diskutimi ka trajtuar tetë çështje esenciale si: - A ishte Ibrahimi (alejhis selam) çifut apo i krishterë? - A është Bibla e shenjtë? - Doktrina e teuhidit (njësimit në adhurim) apo doktrina e trinitetit? - Jezusi a ishte njeri apo zot? - A ishte Jezusi djalë i Zotit? - A u kryqëzua Jezusi dhe më pas u ngjall? - Doktrina e mëkatit të parë dhe doktrina e flijimit? - Muhamedi (alejhis salatu ues selam) në Bibël?

  • Shqip

    Ky libërth përmban një debat i cili është zhvilluar mes një studenti musliman dhe profesorit të tij ateist. Debati sillet rreth disa ideve ateiste të kota por, që janë të përhapura në shumë vende perëndimore. Prej këtyre ideve p.sh.: Krijimi i universit vetvetiu, pa krijues, pastaj mohimi i asaj se Allahu është krijues ngase, kjo dikton që ai të jetë krijues i gjithë të keqes në botë, dhe besëtytni dhe kotësira të tjera.

  • Shqip

    Autor : Moris Bokaj

    Ky libër është vepër e shkencëtarit të mirënjohur francez Maurice Bucaille dhe që bën fjalë për studimin e tij që ua ka bërë librave hyjnorë, shikuar nga aspekti i njohurive shkencore bashkëkohore. Shtytja për ta bërë një studim të tillë objektiv ishin paragjykimet dhe botëkuptimet e gabuara për Islamin në perëndim të cilat vinin si pasojë e mosnjohjes së tij por, edhe si shtrembërim i qëllimshëm i fakteve. Pas studimit autori vjen në përfundim se nuk ka kundërshtim në mes të tekstit Kur’anor dhe njohurive shkencore bashkëkohore dhe për më tepër kjo dëshmon se dora e njeriut nuk është futur në tekstin e tij, përkundër pohimit se është befasuese sasia e kundërthënieve dhe papajtueshmërisë në mes të teksteve biblike, bile edhe më i habitshëm është fakti se si janë heshtë ato! Në përgjithësi, libri është dëshmi se në kohën tonë po ndodhin ndryshime të mëdha në favor të një perceptimi pa paragjykime ndaj Islamit dhe myslimanëve, nga nivelet më të larta të botës së krishterë.