Përshkrimi

Ky libër është vepër e shkencëtarit të mirënjohur francez Maurice Bucaille dhe që bën fjalë për studimin e tij që ua ka bërë librave hyjnorë, shikuar nga aspekti i njohurive shkencore bashkëkohore. Shtytja për ta bërë një studim të tillë objektiv ishin paragjykimet dhe botëkuptimet e gabuara për Islamin në perëndim të cilat vinin si pasojë e mosnjohjes së tij por, edhe si shtrembërim i qëllimshëm i fakteve.
Pas studimit autori vjen në përfundim se nuk ka kundërshtim në mes të tekstit Kur’anor dhe njohurive shkencore bashkëkohore dhe për më tepër kjo dëshmon se dora e njeriut nuk është futur në tekstin e tij, përkundër pohimit se është befasuese sasia e kundërthënieve dhe papajtueshmërisë në mes të teksteve biblike, bile edhe më i habitshëm është fakti se si janë heshtë ato!
Në përgjithësi, libri është dëshmi se në kohën tonë po ndodhin ndryshime të mëdha në favor të një perceptimi pa paragjykime ndaj Islamit dhe myslimanëve, nga nivelet më të larta të botës së krishterë.

Mbresat