109 - Suretu El Kafirun ()

|

(1) Thuaj: “O ju jobesimtarë!

(2) Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni

(3) dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.

(4) Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni

(5) dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj![436]
[436] Vargu flet për ata jobesimtarë që Allahu e di se nuk do të besojnë asnjëherë.

(6) Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”