104 - Suretu El Hemze ()

|

(1) Mjerë për çdo përqeshës - shpifës,

(2) që grumbullon pasuri dhe e ruan,

(3) duke menduar se ajo pasuri do ta bëjë të pavdekshëm!

(4) Jo, aspak! Në të vërtetë, ai do të hidhet në torturën shkatërruese.

(5) E kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është tortura shkatërruese?

(6) Ajo është zjarri i Allahut i ndezur fort,

(7) i cili depërton deri në zemrën e njeriut.

(8) Ai do t’i rrethojë ata nga çdo anë,

(9) në shtylla të gjata flakëruese.[428]
[428] Kuptimi i saktë i këtij vargu nuk është i qartë as për komentuesit më autoritarë. Mund të bëhet fjalë për shtyllat e Xhehenemit, në të cilat do të prangosen njerëzit e këqij.