Fjalë domethënëse nga Shejh Muhamed Shenkiti, përmes të cilave drejton një këshillë prekëse ndaj burrit dhe gruas për rëndësinë e mirësjelljes ndaj prindërve dhe e përfundon atë me një lutje për prindërit, në të cilën nuk mund t’i përmban lotët e tij.
Pjesë tërheqëse e ligjëratës së Shejh Muhamed Shenkitit rreth rëndësisë së bindjes ndaj Allahut në jetën e besimtarit. Bindjes në faljen e Allahut e cila e shtyn atë të pendohet dhe kthehet te Zoti i tij dhe bindjes në shpërblimin e Allahut, e cila ia lehtëson çdo fatkeqësi dhe e qetëson zemrën e tij.
Hoxha i nderuar flet këtu për tri çështje të rëndësishme, të cilat nëse i zbaton muslimani ashtu si duhet do të fitojë në këtë dhe në botën tjetër, e para prej tyre është haku ndaj Allahut, e dyta haku ndaj vetes dhe e treta haku ndaj njerëzve.
Kjo video përmban përgjigje, të sinqertë dhe prekëse, e cila zgjon vetëdijen dhe ngjall shpresën te çdo njeri të cilit iu është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj për shkak të borxheve dhe brengave. Kjo përgjigje nga dijetari i nderuar, përmban këshillë dhe porosi për çdo të rënduar nga borxhet dhe sqaron rrugëdaljen nga sprova e borxheve dhe ankthi i tyre.
Pjesë tërheqëse nga një ligjëratë e Shejh Muhamed Muhtar Esh Shenkitit, që thërret në meditim, vështrim dhe vlerësim real të jetës së kësaj bote dhe se si të arrihet mirësia e saj.