Qendra Islame në Japoni ka filluar në vitin 1965 ndërsa është regjistruar në autoritetet përgjegjëse në vitin 1980. Qendra Islame është një organizatë që merret me prezantimin e besimit, qytetërimit dhe kulturës islame në pajtim me mësimet e Kuranit fisnik dhe Sunetit të pastër.
Është një nga nxënësit e dijes të njohur në Aleksandri - Egjipt. Angazhimi i tij perqëndrohet në përgjigjen ndaj krishterëve dhe dyshimeve të grupeve të devijuara si sufitë. Gjithashtu ai ka komentuar edhe një sërë librash shkencore.
Është njëri ndër dijetarët më të shquar në periudhën bashkëkohore të Indisë si dhe një ndër simbolet e rilindjes letrare dhe shkencore në të. Me angazhimin e tij ai ka lënë gjurmët e veta në zhvillimin e letërsisë, historisë dhe davetit Islam në nënkontinentin indian. Ai ka vdekur më 18 nëntor të vitit 1914.
Ka lindur në Mosil,në veri të Irakut. Ai ishte bir i një familje fetare, origjina e të cilës përfundonte te Husejn b. Alij b. Ebi Talib. Edhe pse me profesion gjeneral në ushtrinë irakiane, ai u njoh si një njeri i cili dha kontribut të çmuar për Islamin përmes librave të tij të shumta në sferën ushtarake, gjuhësore (arabe) dhe të mendimit Islam. Ai është autor i mëse 120 librave të ndryshëm. Ka vdekur më 13 Dhjetor të vitit 1998.
Thirrës i njohur në Kerla. Ai punon në shoqatën ’Mishkatul Hakk’ në Kerla, Indi. Është i njohur me specializimin e tij në fushën e krahasimit mes feve dhe ka ligjërata të shumta në lëminë e thirrjes drejtuar ateistëve.