Ismail Bardhoshi: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Shqipëria. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik, Imam Muhamed b. Suud në Rijad – Dega e Sheriatit, ku dhe ishte një ndër nxënësit më të dalluar. Është një ndër hoxhallarët më të shquar në Shqipëri por, edhe më gjerë. Është i palodhshëm në thirrjen e njerëzve në fenë e Allahut. Shquhet me modestinë dhe dijen e tij, ku është edhe një ndër hoxhallarët më të përgatitur shqiptarë.
Alaudin Abazi: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik, Imam Suud në Rijad – Dega e Sheriatit. Punon pranë organizatës së Wakfit në Prishtinë-Kosovë. Shquhet me modestinë dhe aftësinë për hulumtim. Shkrimet e tij janë të mirëpritura e sidomos fetvatë e tij - mirë të shtjelluara, të cilat për një kohë të gjatë janë burim për shumë pyetës dhe të interesuar.
Llukman Neziri: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Maqedonia. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Jordanez në Aman – Mbretëria Hashimite e Jordanit. Shquhet për aktivitetin e tij në thirrjen islame në rrethinën e Gjilanit - Kosovë, ku jeton, dhe më gjerë.
Ferid Selimi: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Maqedonia. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik në Medine – Dega e Sheriatit. Ai shquhet për palodhshmërinë e tij në thirrjen e njerëzve në rrugë të Allahut përmes ligjëratave dhe hutbeve të ndryshme. Ai është i njohur për modestinë dhe afërsinë me njerëzit e që i ka mundësuar - me lejen e Allahut - të pajtoj mes njerëzve, sikundër që edhe është i njohur për mundin e tij në ndërtimin e xhamive.