• PDF

    Autor : Bledar Haxhiu

    Ky artikull flet për gjendjen e profetit Muhamed në muajin shaban dhe për disa çështje që kanë të bëjnë më këtë muaj.

  • MP3

    Ligjërues : Bledar Haxhiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Nuk ka dyshim se ndër bisedat më të mira që mund t’i bëj dikush është biseda rreth Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ngase njerëzit sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ta njohur atë. Mu për këtë hoxha i nderuar, Bledar Haxhiu, flet në këtë ligjëratë rreth atributeve natyrore dhe virtyteve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

  • MP3

    Ligjërues : Bledar Haxhiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Karikaturat famëkeqe pikëlluan zemrën e çdo myslimani dhe njollosën çdo parim të lirisë së shprehjes por, tërë kjo vetëm se e shtoi dashurinë e myslimanëve ndaj Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). E si mos ta duam atë që Allahu e lartësoi me virtytet dhe cilësitë më të mira. E kjo është edhe esenca e ligjëratës së hoxhës së nderuar Bledar Haxhiu.

  • Me Allahun! Shqip

    MP3

    Ligjërues : Bledar Haxhiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Hytbe tërheqëse rreth temës më të rëndësishme e që është njohja e Allahut të lartësuar përmes emrit të Tij më të përsëritur – Allah. Cilat janë domethëniet e këtij emri dhe mësimet që mund të nxjerrim prej tij.

  • PDF

    Ky dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”

  • PDF

    Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

Mbresat