Duaja ka pozitë të posaçme në Islam. Njeriu përmes këtij adhurimi të veçantë e shpreh nevojën dhe afërsinë ndaj Allahut të lartësuar. Ky emision flet rreth rëndësisë së duasë dhe kushteve që duhet të përmbushen për ta arritur përgjigjen dhe sqaron rastet kur preferohet duaja për agjëruesit.
Namazi është prej obligimeve praktike parësore pas kushteve të besimit. Përmes këtij dokumentari bëhet e qartë se besimi realisht merr kuptim kur njeriu bën namazin dhe se kryerja e tij me rregull njeriun e bën të sinqertë në pretendimin e tij se është rob i Allahut të lartësuar. Gjithashtu ky dokumentar vë në pah mirësitë e namazit të shumëfishta.
Kurani është fjala e Allahut dhe mesazhi i Tij drejtuar njerëzimit, pa dallim kohe dhe vendi. Ky dokumentar flet rreth vlerës dhe rëndësisë së Kuranit, veçorive të tij dhe ndikimit të tij në jetën e besimtarëve. Gjithashtu prek urtësitë e zbritjes së Kuranit në muajin Ramazan dhe raportin e ndërsjellë mes Kuranit dhe agjëruesit.
Muhamedi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është shembëlltyrë për njerëzit. Vërtetë ardhja e tij si i dërguar i fundit i dha kahje të mbarë jetës njerëzore. Ky dokumentar hedh dritë në mirësitë e tij për njerëzimin dhe disa anë nga jeta e tij e ndritshme duke përkujtuar çdo besimtar me obligimin e tij që ta njoh dhe donë Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) .
Ligjëratë nga ligjërues të ndryshëm rreth rëndësisë së pendimit, realitetit të mëshirës së Allahut të pakufishme dhe begatisë së Tij ndaj atyre që pendohen.
Dobi të panumërta, vlera të llojllojshme, mirësi dhe begati të ndryshme, shpërblime të pakufishme i përmban në vete adhurimi i agjërimit. Atëherë, si t’i kuptojmë mirësitë e agjërimit dhe muajit të shenjtë të Ramazanit? Përgjigjen në këtë e gjeni te një numër ligjëruesish të intervistuar enkas për këtë.
Ky video projekt flet për rëndësinë e muajit të Ramazanit, veçoritë dhe diç prej dispozitave të tij. I punuar në mënyrë tërheqëse dhe me një grup hoxhallarësh, ky video projekt i ofron myslimanit një pasqyrë të përgjithshme rreth begative të muajit të Ramazanit.
Video material që përmban nxitjen për shoqëri të mirë dhe tërheqjen e vërejtjes nga shoqëria e keqe përmes fjalëve të cilat prekin ndërgjegjen e çdokujt.
Numërimi mbrapa ka filluar për sa i përket Ramazanit, andaj: Si të përgatitemi për takim e tij? Cili duhet të jetë qëllimi ynë në të? Si të arrihen vlerat dhe begatitë e tij?
Në Kosovën e pasluftës askush nuk ka menduar se gjëra të cilat lidhen me të drejtat e njeriut do të ishin të diskutueshme. E prej tyre edhe shamia. Por, çka do të thotë shamia për gruan muslimane dhe sa janë cenimet e të drejtave të tilla tendencioze, ofenduese ndaj dinjitetit musliman të shumicës së popullatës, tregojnë edhe protagonistët e fushave të ndryshme të intervistuar në këtë emision.