معلومات المواد باللغة العربية

Uebfaqja ’Albislam’ - www.albislam.com - Artikuj

Numri i materialeve: 12

  • Shqip

    Ky artikull përmbledh përpjekjet e shiitëve për t’u zgjeruar në trojet shqiptare përmes shoqatave dhe fondacioneve bamirëse si dhe u tërheq vërejtjen shqiptarëve për rrezikun e sektarizmit nga njëra anë dhe në anën tjetër i demaskon parimet kryesore të medhhebit shiit dhe dallimin esencial mes këtij sekti dhe muslimanëve të tjerë - sunitëve anë e kënd botës.

  • Shqip

    Ky artikull flet për shenjat e Allahut në gjithësi e në veçanti për zënien e diellit dhe hënës. Më pas, hoxha i nderuar sqaron dispozitën e namazit me këtë rast, mënyrën e faljes së tij dhe ligjëratën pas tij.

  • Shqip

    Myslimanët shqiptarë kohët e fundit janë ndeshur me disa predikues që hiqen si mysliman dhe që i përkasin një sekti që ata e quajnë Ahmedij. Autori përmend një historik të shkurtër të themelimit, parimet kryesore dhe shenjat përmes të cilave mund t’i dallojmë duke sqaruar për fund se dijetarët muslimanë janë të pajtimit se Ahmeditë (Kadijanitë) nuk janë muslimanë, e si edhe çdo kund tjetër qëllimi i tyre është të sjellin përçarjen dhe shkatërrimin e Islamit në trojet tona.

  • Shqip

    Adhurimi gjatë dimrit i ka dhe specifikat e veta për të cilat ekzistojnë rregulla të veçanta. Ky artikull përmend disa nga këto dispozita duke filluar nga: ato që kanë të bëjnë me pastërtinë, abdesin, tejemumin, mes-hun mbi meste, ezanin, namazin dhe dispozitat lidhur me të, xhamitë dhe përfundon me përmendjen e disa lutjeve të ndryshme me rastin e ndryshimeve atmosferike.

  • Shqip

    Ky artikull në fakt është broshurë e përgatitur nga shtëpia botuese Dar El Vatan dhe flet rreth vlerave dhe dobive të ditës së Arafatit duke vazhduar më pas sqarimin e gjendjes së gjeneratave të para të arta – selefit në këtë ditë.

  • Shqip

    Kjo është një tabelë e cila përmbledh dispozitat fetare që kanë të bëjnë me shpagimet – kefaretet, me një metodë të lehtë. Kjo tabelë është nxjerrë nga libri i Dr. Abdullah b. Muhamed Et Tajjar “Udhëzime rreth dispozitave të shpagimeve – Kefareteve”.

  • Shqip

    Ky artikull përmban një mori dispozitash të rëndësishme që lidhen me betimin, si: definicioni dhe kuptimi i betimit, llojet e betimit me sqarimin secilit lloj veç e veç duke ia shtuar edhe sqarimin e disa dispozitave të përgjithshme që kanë të bëjnë me betimin.

  • Shqip

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Artikull të cilin e ka përgatitur Komiteti Botëror në mbështetje të Vulës së Pejgamberëve (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e cila përmban shumë mënyra përmes të cilave realizohet kjo ndihmë. Dhe kjo në nivel individësh, pastaj në nivel të familjes dhe shoqërisë, në nivel sektorit të arsimit dhe punëtorëve në të, apo në nivel të Imamëve, thirrësve dhe nxënësve të dijes, apo në nivel të njerëzve të kulturës, mendimtarëve dhe gazetarëve, apo në nivel të organizatave bamirëse dhe që merren me thirrjen islame, apo në nivel të atyre që kanë qasje në rrjetin e internetit apo që posedojnë ueb sajte si dhe në nivel të pasurve dhe qeverive islame.

  • Shqip

    Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky është një përkujtim i çmuar dhe qëndrim i sinqertë në llogaritjen e vetes në fund të një viti që i numëron ditët e tij dhe në fillim vitit tjetër që ka filluar të shfaqet agimi i tij. Dhe këtë autori e përshkruan me shprehje të bukura dhe domethënëse të cilat e lidhin shumë mirë realitetin me jetën e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).

  • Shqip

    Për shkak të rëndësisë së haxhit shumë dijetarë kanë shkruar për të, e një prej tyre është edhe Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). E këtu po sjellim disa këshilla dhe porosi drejtuar haxhilerëve me të cilat e ka filluar librin e tij “Rregullat e Haxhit”.

  • Shqip

    Haxhi është shtylla e pestë e Islamit dhe për këtë autori tërheq vërejtjen se muslimani nuk duhet të vonohet në kryerjen e tij. Si dhe ofron këshilla për ata që kanë vendosur ta kryejnë haxhin në mënyrë që ta arrijnë shpërblimin e tij të madh.

  • Shqip

    Ky artikull përmban dispozitat Islame rreth shumë çështjeve mjekësore për të cilat nuk dihet a e prishin agjërimin apo jo. Këto çështje janë të një rëndësie të veçantë dhe duke pas parasysh pyetjet e shumta rreth tyre kemi vendosur ta publikojmë këtë artikull.