Vetëm për të vegjlit në Ramazan

Përshkrimi

Kjo është një përmbledhje e shkurtë e fetvave të dijetarëve rreth agjërimit të fëmijëve të dashur. Përveç dispozitave rreth agjërimit të tyre sqarohen metodat dhe udhëzimet se si t’i bëjmë edhe fëmijët të ndjehen pjesë e këtij muaji të shenjtë.

Download
Shkruani përgjegjësit të faqes

Hollësitë

    Vetëm për të vegjlit në Ramazan

    ﴿ للصغار فقط في رمضان ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    Dar El Kasim

    Përktheu : Driton Lekaj

    2009 - 1430

    ﴿ للصغار فقط في رمضان ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    دار القاسم

    ترجمة: دريتون ليكاي

    2009 - 1430

    Vetëm për të vegjlit në Ramazan

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve dhe paqja dhe bekimi qofshin për më të ndershmin e Pejgambereve dhe të dërguarve.

    E në vijim: Kjo është një përmbledhje e shkurtë e fetvave të Dijetarëve rreth agjërimit të fëmijëve të dashur.

    Pyetja: Kur duhet të agjëron fëmija dhe cila është mosha në të cilën obligohet me agjërim?

    Përgjigja: Fëmija urdhërohet me namaz kur t’i mbush shtatë vjet dhe rrihet për moskryerjen e tij kur t’i mbush dhjetë vite ndërsa i obligohet kur të arrin moshën e pjekurisë. Mosha e pjekurisë arrihet me ndonjërën nga këto:

    - Dalja e spermës me epsh.

    - Dalja e qimeve përreth organit gjenital.

    - Ejakulimi në ëndërr nëse sperma del realisht.

    - Arritja e pesëmbëdhjetë viteve.

    Femra është e njëjtë me mashkullin në këtë vetëm se e shton çështjen e katërt e që është: menstruacionet.

    Bazë për këtë është hadithi i transmetuar nga Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi prej Amr b. Shuajbit nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Urdhëroni fëmijët e juaj me namaz kur t’i mbushin shtatë vjet, e i rrihni ata kur t’i mbushin dhjetë vjet si dhe i ndani ata nga shtrati.”

    Dhe atë që e ka transmetuar Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) se ka thënë:

    “Është ngritur lapsi nga tre persona: Nga ai që është fjet derisa të zgjohet, nga fëmija derisa të arrin moshën e pjekurisë dhe nga i çmenduri derisa të kthjellet.” (Ahmedi). Përafërsisht të njëjtë e ka transmetuar nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të). Si dhe e ka transmetuar Ebu Davudi, Tirmidhiu i cili thotë hadith hasen. Allahu e din më së miri.

    [Komisioni i përhershëm për Fetva- fetvaja numër: 1787]

    Pyetja: A urdhërohet me agjërim fëmija që dallon? Dhe a pranohet prej tij nëse e arrin moshën e pjekurisë gjatë agjërimit?

    Përgjigja: Djemtë dhe vajzat kur të arrijnë shtatë vjet e më shumë urdhërohen me agjërim me qëllim që të adaptohen me të. Kujdestarët e tyre duhet t’i urdhërojnë me të sikurse i urdhërojnë për namaz e kur të arrijnë moshën e pjekurisë iu obligohet atyre.

    E nëse arrin moshën e pjekurisë gjatë ditës, ajo ditë pranohet nga ata. Nëse supozojmë se fëmija i ka mbushur pesëmbëdhjetë vjet me rastin e zenitit e ai është agjërueshëm kjo ditë pranohet nga ai. Fillimi i asaj dite për të ka qenë agjërim vullnetar ndërsa fundi i obliguar nëse vetëm se nuk e ka arrit moshën e pjekurisë me daljen e qimeve rreth organit gjenital e kjo është që quhet ‘El Ane’ apo përmes daljes së spermës me epsh.

    Kësisoj është edhe për vajzën dispozita për të dy është e njëjtë vetëm se vajza arrin pjekurinë me një çështje shtesë e që është: menstruacionet.

    [Shejh Ibn Baz në “Tuhfet El Ihvan”, fq: 160]

    Pyetja: A urdhërohen fëmijët nën moshën pesëmbëdhjetë vjeçare me agjërim sikurse që urdhërohen me namaz?

    Përgjigja: Po, fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë urdhërohen me agjërim nëse kanë mundësi ta bëjnë atë sikurse që vepronin Sahabët me fëmijët e tyre.

    Dijetarët e kanë përmendur se kujdestari i urdhëron të vegjlit që i ka nën përkujdesje me agjërim në mënyrë që të ushtrohen dhe ta mësohen me të si dhe të nguliten parimet islame në shpirtrat e tyre derisa të bëhen si natyrshmëri e tyre. Por, nëse iu vjen vështirë dhe i dëmton atëherë nuk iu imponohet. Këtu dua të tërheq vërejtjen disa baballarëve apo nënave të cilat i ndalojnë fëmijët e tyre nga agjërimi duke vepruar në kundërshtim me atë që vepronin Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Ata pretendojnë se i ndalojnë fëmijët për t’i mëshiruar dhe nga malli për ta por, realiteti është mëshirë ndaj fëmijëve është: Urdhërimi i tyre me parimet e Islamit dhe edukimi e mësimi i tyre me to. E kjo padyshim është prej edukatës së mirë dhe përkujdesjes së plotë.

    Është vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

    “Burri është kujdestar në shtëpinë e tij dhe përgjegjës për familjen e tij.”

    Ajo që duhet ta bëjnë kujdestarët karshi atyre që janë nën përkujdesjen e tyre qofshin anëtarë të familjes, apo të vegjlit është t’i frikësohen Allahut të lartësuar për ta dhe t’i urdhërojnë me atë që janë porositur ta bëjnë me ta e që është urdhri për zbatimin e parimeve islame.

    [Shejh Muhamed b. Salih El Uthejmin, “Kitab Ed Dave”,1/145-146.]

    Pyetja: Cila është norma për agjërimin e fëmijës i cili nuk ka arritur moshën e pjekurisë?

    Përgjigja: Agjërimi i fëmijës sikurse që kemi përmendur nuk është obligim për të por, kujdestari i tij duhet ta urdhërojë me të me qëllim që të mësohet. D.m.th agjërimi për fëmijën është synet. Ai ka shpërblim për agjërimin dhe nuk ka mëkat nëse e lë atë.

    [Shejh Ibn Uthejmini, “Fikhul Ibadat”,fq. 186]

    Pyetja: Fëmija im insiston ta agjëroj Ramazanin edhe pse agjërimi i bën dëm për shkak të moshës së tij të re dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore, a ta përdori me të forcën që t’ia prish agjërimin?

    Përgjigja: Nëse është i vogël dhe nuk ka arritur moshën e pjekurisë agjërimin nuk e ka obligim por, nëse ka mundësi ta bëjë atë pa vështirësi atëherë urdhërohet me të. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) i urdhëronin fëmijët e tyre të agjërojnë sa ë kur ndonjëri nga ata qante i jepnin lodra që të luante me to por, nëse vërtetohet se kjo i bën dëm atëherë pengohet prej tij. Përderisa Allahu i lartësuar na ka ndaluar t’iu japim fëmijëve pasuritë e tyre për shkak të frikës se i shkapërderdhin ato atëherë frika për dëmtimin e trupit është më meritore që të na bëjë ti ndalojmë prej tij. Mirëpo, pengimi i tyre nuk duhet të bëhet me forcë për shkak se ajo nuk duhet të përdoret në sjelljen tonë me fëmijët dhe edukimin e tyre.

    [Fetva dhe libra të Shejh Ibn Uthejminit: 1/493]

    Pyetja: Kur obligohet vajza të agjëron?

    Përgjigja: Vajza obligohet të agjëron kur të arrin moshën në të cilën ngarkohet me obligimet islame. Kjo moshë ( mosha e pjekurisë) arrihet me përmbushjen e pesëmbëdhjetë viteve, daljes së qimeve rreth organit gjenital, ejakulimit të spermës, menstruacioneve apo shtatzënisë. Kurdo që të shfaqet njëra nga këto shenja ajo obligohet me agjërim edhe nëse i ka vetëm dhjetë vjet. Shumë femra iu vijnë menstruacionet duke qenë në moshën dhjetë apo njëmbëdhjetë vjeçare dhe familjet e tyre bëhen tolerantë dhe e llogarisin të vogël kështu që nuk e obligojnë me agjërim. E kjo është gabim ngase vajza kur t’i vijnë menstruacionet vetëm se ka hyrë në radhën e grave dhe shkruan për të lapsi i obligimeve. Allahu e din më së miri.

    [Shejh Abdullah b. Xhibrin, “Fetava Es Sijam”, fq.34]

    Vajza kur të arrin moshën e pjekurisë obligohet me agjërim

    Pyetja: Isha në të katërmbëdhjetat kur më erdhën menstruacionet dhe Ramazanin e atij vitit nuk e kam agjëruar por, ua bëjë me dije se kjo punë ishte për shkak të padijes sime dhe familjes sime, ngase kemi qenë të izoluar nga dijetarët dhe nuk kishim dije për këtë. Ramazanin e ardhshëm e kam agjëruar. Gjithashtu kam dëgjuar nga disa mufti se femrës kur t’i vijnë menstruacionet ajo obligohet me agjërimin qoftë edhe nëse është me e re se sa mosha e pjekurisë. Shpresojmë të na përgjigjeni?

    Përgjigja: Kjo pyetëse e cila ka përmendur se i kanë ardhur menstruacionet në moshën katërmbëdhjetë vjeçare dhe nuk e ka ditur se mosha e pjekurisë realizohet me këtë nuk ka mëkat që e ka lënë agjërimin e atij viti, ngase ishte e padijshme e i padituri nuk ka mëkat. Por, me ta ditur se agjërimi është obligim për të ajo duhet të ngutet ta kompensojë me agjërim muajin në të cilin i kanë ardhur menstruacionet sepse, vajza kurdo që t’i vijnë menstruacionet i obligohet asaj agjërimi.

    Mosha e pjekurisë te femra arrihet me njërën nga këto katër gjëra:

    - T’i mbush pesëmbëdhjetë vjet.

    - T’i dalin qimet rreth organit gjenital.

    - Të ejakulon.

    - T’i vijnë menstruacionet.

    Nëse ndodh njëra nga këto katër atëherë ajo e ka arritur moshën e pjekurisë dhe ngarkohet e obligohet me adhurimet sikurse një femër e rritur në moshë.

    [El Munteka min Fetava Shejh salih Fevzan: 3/132]

    A ta obligoj djalin tim me agjërim?

    Pyetja: E kam një djalë dymbëdhjetë vjeçar a ta obligoj me agjërim apo agjërimi i tij është vullnetar dhe jo obligim? Duke e ditur se ai ndoshta nuk ka mundësi ta agjëron muajin e plotë, Allahu ju shpërbleftë.

    Përgjigjja: Nëse djali i lartë përmendur nuk e ka arritur moshën e pjekurisë agjërimi nuk është obligim për të por, ju duhet ta urdhëroni me agjërim nëse ka mundësi ta bëjë atë që të ushtrohet dhe të mësohet me të dhe kjo sikurse që urdhërohet me namaz kur i arrin dhjetë vjet dhe rrihet për të. Allahu iu dhuroftë sukses të gjithëve.

    [Shejh Abdulaziz b. Baz, “Tuhfetul Ihvan”, fq. 72]

    Agjërimi i Ramazanit obligohet me arritjen e moshës së pjekurisë

    Pyetja: E kam një vajzë që i ka mbushur trembëdhjetë vjet e te ne është e një bindje se vajzat nuk duhet të agjëron derisa t’i arrin pesëmbëdhjetë vjet. Por, disa njerëz më treguan se vajzës kut t’i vijnë menstruacionet obligohet me agjërim. Pas kësaj e kemi pyetur dhe na ka treguar se i kanë ardhur para tre vjetëve d.m.th. kur ka qenë dhjetë vjeç. Për këtë duam ta dimë të vërtetën a duhet të agjëron vajza kur t’i mbush pesëmbëdhjetë vjet apo kur t’i vijnë menstruacionet dhe çka të bëjmë me tri vitet e kaluara, a t’i agjëron? Duke e marrë parasysh se ne nuk e kemi ditur këtë. Shpresoj të përgjigjeni pyetjes sonë të falënderuar nga ne?

    Përgjigja: Po të tregoj se Ramazanin e ka obligim kur të arrin moshën e pjekurisë e atë e arrin me njërën nga këto:

    - Arritjen e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare.

    - Menstruacionet.

    - Dalja e qimeve të forta përreth organit gjenital.

    - Ejakulimi i spermës qoftë zgjuar apo në gjumë edhe nëse mosha e saj është nën pesëmbëdhjetë vjet.

    Duke u mbështetur në këtë themi se ajo ka obligim ta kompensojë agjërimin e lënë pasi që kanë filluar menstruacionet si dhe kompensimi i ditëve të cilat i kanë ardhur menstruacionet gjatë ramazanit. Si obligohet me shpagim e që është ushqimi i një të varfëri për çdo ditë të lënë për shkak të vonimit të kompensimit gjer në ramazanin tjetër e sasia e ushqimit është një Sa’a[1] prej ushqimit të njohur në vendin tuaj. D.m.th obligohet me shpagimin për çdo ditë të lënë nëse ka mundësi ta bëjë këtë e nëse është e varfër atëherë bie obligimi i shpagimit e mbetet vetëm kompensimi me agjërimin. Allahu iu dhuroftë të gjithëve sukses në atë që e donë Ai.

    [Mexhmu Fetava ve Mekalat Li Shejh AbdulAziz b. Baz: 15/173]

    Pyetja: Cilat janë kushtet e saktësisë së agjërimit të fëmijës?

    Përgjigja: Është mirë për prindërit t’i mësojnë fëmijët e tyre për të agjëruar në vegjëli nëse kanë mundësi për këtë edhe nëse i kanë më pak se dhjetë vjet. E kur të arrin ndonjëri prej tyre moshën e pjekurisë ia imponojnë agjërimin. Nëse agjëron para moshës së pjekurisë ai duhet të lë çdo gjë që e prish agjërimin sikurse i madhi qoftë ajo ushqim apo të ngjashme. Dhe për agjërimin ka ai shpërblim si dhe prindërit e tij.

    [Shejh Abdullah b. Xhibrin, “Fetava Es Sijam”,fq.33]

    Pyetja: A obligohet agjërimi për të vegjlit?

    Përgjigjja: I vogli i cili nuk e ka arrit moshën e pjekurisë nuk e ka agjërimin të obliguar por, ushtrohet me të sidomos kur t’i afrohet moshës së pjekurisë ashtu që kur ta arrin i lehtësohet agjërimi përkundër nëse e lë derisa të hyn në moshën e pjekurisë atëherë ai gjen vështirësi dhe i vjen rëndë.

    Është vërtetuar se Sahabët i kanë urdhëruar fëmijët e tyre me agjërimin e ditës së Ashurasë kur u urdhëruan ta agjëronin dhe thanë: Kur thoshte fëmija dua ushqim i jepnim lodër prej pambuku që të luajë me të derisa të perëndon dielli.

    [Shejh Abdullah b. Xhibrin, “Fetava Es Sijam”,fq.33]

    [1] Pesha e tij është përafërsisht 2.40 kg.

    Kategoritë: