معلومات المواد باللغة العربية

Ahmed Kalaja - Audio

Numri i materialeve: 11

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është vula e pejgamberëve dhe sipas konceptit islam çdo profet pas tij është i rremë. Megjithatë profetët e rremë janë bërë dukuri dhe përmes këtyre pretendimeve mashtrojnë njerëzit e thjeshtë. Në këtë intervistë hoxha i nderuar Ahmed Kalaja, mes tjerash, sqaron në mënyrë të argumentuar mashtrimet e tyre.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Në këtë incizimi hoxha i nderuar flet rreth argumenteve shkencore dhe fetare për ekzistimin e Allahut.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Kjo hytbe është mbajtur nga hoxha i nderuar, Ahmed Kalaja, në të cilën ka folur për Haxhin dhe vlerën e tij. Ai ndalet në pikat kryesore të Haxhit duke shpalosur urtësitë në to. Ndërsa në pjesën e dytë të hytbes flet rreth kushteve që duhen përmbushur që haxhi të jetë pranuar.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është një buqetë me këshilla që janë ndihmë për çdo besimtar në rrugën e kësaj bote. Këto porosi dhe këshilla janë nga më të ndryshmet duke filluar nga: qëllimi i muslimanit në jetë – e që është arritja e kënaqësisë së Allahut, pastaj rëndësia e drejtësisë, marrja me çështjet që janë në interes së tij dhe jo çështje të tjera, si dhe shumë këshilla të tjera të formuluara në mënyrë të bukur, të thjeshtë dhe tërheqëse.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Ç’është Fitër Bajrami dhe pse është emërtuar me këtë emër? Sa zgjatë festa e Bajramit dhe si duhet ta manifestojmë atë? Si falet namazi i Bajramit dhe cilat janë rregullat kryesore të tij? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    A i gëzohet muslimani largimit të Ramazanit? Si është mënyra më e mire për ta mbyllur këtë muaj? A përfundon agjërimi me muajin e Ramazanit? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Në vazhdën e serisë së ligjëratave rreth ‘Artit të komunikimit’ hoxha i nderuar Ahmed Kalaja jep këshilla dhe udhëzime të shoqëruara me shembuj, të cilat çojnë drejt një familje të lumtur ku njihen dhe respektohen të drejtat bashkëshortore. Në masë të madhe këto këshilla lidhen me artin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe rezultojnë me lumturi dhe harmoni në familje.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Prej ndihmës së Allahut ndaj Pejgamberëve të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta) është të paralajmërojë ardhjen e tyre në librat e shenjtë të mëhershëm. Duke u nisur nga kjo, hoxha i nderuar, tregon faktet ekzistuese në Bibël për Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe jep përgjigje për shumë pyetje interesante rreth kësaj çështjeje.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Muaj i Ramazanit është muaj i vlerave dhe begative, muaj të cilin besimtarët e presin me shumë përmallim dhe lutje për të arritur vlerat e tij. Hoxha i nderuar Ahmed Kalaja e shtjellon këtë tematikë duke përmendur raste praktike nga të parët tanë të devotshëm.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për të drejtat prindërore duke sjellë argumente dhe shembuj të ndryshëm.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shkakut të mbetjes mbrapa të myslimanëve dhe sqaron se shkaku kryesor janë vetë veprat e tyre.