معلومات المواد باللغة العربية

Ahmed Kalaja - Video

Numri i materialeve: 8

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Besimi në botën tjetër është shtylla e pestë e besimit dhe nuk konsiderohet askush musliman nëse nuk e beson atë. Shumë njerëz janë skeptikë në ekzistimin e saj, skepticizëm që mban erë ateizmi dhe komunizmi. Kjo ligjëratë rrënon çdo mëdyshje rreth ekzistimit të saj dhe sqaron mënyrën se si duhet përjetuar këtë besim dhe si të përgatitemi në këtë botë për botën tjetër.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është burim i veprës dhe jetësimit të Islamit në jetën e çdo myslimani. Prandaj, është shumë me rëndësi ta kuptojmë drejt dhe ta realizojmë atë në jetën tonë. Kjo është porosia e hoxhës së nderuar, i cili e përfundon ligjëratën e tij me disa shembuj praktikë.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Në këtë ligjëratë, hoxha i nderuar flet për cilësitë e shkëlqyeshme dhe moralin e lartë të të Dërguarit Muhamed alejhis-selam.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Ligjëratë tërheqëse në të cilën hoxha i nderuar flet rreth rëndësisë së shfrytëzimit të kohës sidomos të kohës së lirë. Mirëpo ka disa shkaqe që nëse njeriu i sjell ndërmend do të jetë shumë i kujdesshëm në shfrytëzimin e kohës së lirë, e kjo ligjëratë përmbledh disa nga këto shkaqe dhe sjell shembuj raktikë.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    Përjetimi i mbikëqyrjes së Allahut ndaj krijesave është një ndër adhurimet më të rëndësishme të zemrës, e cila e bën muslimanin ta jetoj jetën e tij sipas asaj që e dëshiron Allahu prej tij. Rëndësia e veçantë e këtij adhurimi është kur muslimani e përjeton këtë mbikëqyrje me fillimin e çdo viti të ri dhe llogaritë veten e tij për vitin e kaluar.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Ligjërues : Driton Lekaj Redaktoi : Driton Lekaj

    “Njerëzit janë në udhëtim, nga momenti që janë krijuar e derisa ti vendosin valixhet e tyre në Xhenet apo Xhehnem. E pasi që është udhëtim, atëherë patjetër duhet të ketë një orientim dhe për këtë njeriu ka nevojë për udhëzim? Njeriu në këtë udhëtim duhet të ketë atë që i jep sukses në rrugëtimin e tij drejt Xhenetit dhe Allahut të lartësuar.” Hoxha i nderuar e sqaron tërë këtë me një metodë tërheqëse.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja

    Në këtë emision tregohen vlerat dhe veçoritë e Ramazanit dhe disa qëllime të agjërimit.

  • Shqip

    Ligjërues : Ahmed Kalaja Redaktoi : Driton Lekaj

    Agjërimi ka qenë obligim edhe për umetet e mëhershme dhe duke pas parasysh urtësitë dhe mirësitë e tij nuk është një fakt që zgjon habi. Por, si manifestohet agjërimi te fetë e tjera dhe cila ishte rrjedha e obligimit të tij në Islam? Përgjigjen për këtë dhe për disa botëkuptime të gabuara, jo pak të përhapura, do ta gjeni në këtë emision tërheqës.