Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid, e teksti i saj është: “A është e vërtetë se Halid b. Velidi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka ditur përmendësh nga Kur’ani vetëm tre sure, sepse ka qenë i zënë me xhihad në rrugë të Allahut dhe në qoftë se kjo është e vërtetë ku është e përmendur?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid, e teksti i saj është: “Vallë, rruzulli tokësor a gjendet në qiellin e dunjasë apo nën të, duke e ditur se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) është ngjitur në qiell, kurse të ngjiturit nuk ndodh veç se prej poshtë lartë?”.
Muslimanët në Pakistan dhe Indi që nga fundi i shekullit të 19 –të janë sprovuar me një problem që nga ana e jashtme duket fetare ndërsa esenca e tij është politike. Ky problem është sekti Kadijani (apo si emërtohet ndryshe Ahmedi) e cila në të vërtetë përbën një komplot kolonialist kundër Islamit dhe muslimanëve. Por, sapo ky sekt është shfaqur dhe ka filluar të përhapet, dijetarët e Islamit dhe udhëheqësit e tij kanë vepruar shpejtë kundrejt tij duke iu kundërvënë dhe duke luftuar atë.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam përmes këtij vendimi sqaron gjykimin e Islamit për Behaizmin dhe për pasuesit e tij dhe këtë pasi që ka studiuar dokumentet që flasin për këtë sekt nga librat e tyre apo edhe studimet e bëra për ta.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar AbdulAziz b. Abdil-lah b. Baz (Allahu e mëshiroftë), e teksti i saj është: “Një pyetëse thotë: Ne kemi një grup dhe ata i përkasin tarikatit (rrugës, drejtimit) Tixhani. Ata mblidhen çdo të premte dhe të hëne dhe e përmendin Allahun me këtë dhikër: La ilahe il-lAllah dhe në fund thonë: Allah, Allah, me zë të lartë. Cila është dispozita e sheriatit për veprën e tyre?
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid, e teksti i saj është: “Duam ta dimë se cila është gjuha e banorëve të Xhenetit dhe a është kjo gjuhë arabishtja?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Nasirud-din El Albani (Allahu e mëshiroftë), e teksti i saj është: “A dëgjojnë të vdekurit?”.
Këto janë katër fetva për disa bindje të njerëzve reth muajit Safer, të cilat i ka dhënë Komisioni i Përhershëm për Fetva – në Arabinë Saudite, e që kanë të bëjnë me: - A lejohet pesimizmi me muajin Safer? - A është më mirë që në muajin Safer të largohemi nga lidhja e kontratës së martesës, synetia e vepra të ngjashme? - Cila është dispozita për tevessulin në muajin Safer? - Cila është dispozita për namazin nafile të mërkurën e fundit të muajit Safer.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid, e teksti i saj është: “Cila është dispozita për mikpritjen që organizohet për haxhiun pas kthimit të tij, dekorimit të shtëpisë dhe urimi i tij me fjalët: “Haxh të pranuar” dhe bërja e një banketi për këtë shkak? A llogaritet kjo prej bidateve të shpikura? Mundësisht t’i bashkëngjiten përgjigjes edhe argumentet.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Komisioni i Përhershëm për Fetva, e teksti i saj është: “A është më mirë për njeriun ta përsëritë haxhin për veten e tij, si haxh vullnetar, apo ta bëjë nijet atë për ndonjë nga të afërmit e tij të vdekur apo të gjallë por, që janë të paaftë ta kryejnë? D.m.th. një vit e kryen haxhin për veten e tij ndërsa haxhin e ardhshëm e bën nijet për ndonjërin prej tyre.”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar, Muhamed b. Salih El Uthejmin, e teksti i saj është: “Cila është dispozita për atë që e kryen “Ifradin” e pas tij e kryen një umre?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Komisioni i Përhershëm për Fetva, e teksti i saj është: “Cila është dispozita për dërgimin e selamit te Pejgamberi (alejhis salatu ues selam) me ata që shkojnë në Medinë?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Shejh AbdulAziz b. Abdil-lah b. Baz (Allahu e mëshiroftë), e teksti i saj është: “Cilët janë muajt e shenjtë? Dhe pse janë emërtuar kështu? Si dhe shenjtëria a lidhet me një vend të caktuar apo diç të caktuar?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Komisioni i Përhershëm për Hulumtime shkencore dhe Fetva e teksti i saj është: “Si ta ngjallim natën e Kadrit? Me namaz apo me lexim të Kuranit dhe leximin e jetëpërshkrimit të Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo me këshillë, udhëzim dhe manifestim në xhami me rastin e shënimit të saj?”
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Nëse gruas i vijnë menstruacionet në dhjetëshin e fundit të Ramazanit, a i lejohet asaj të përdorë hapat për ndalimin e shtatëzanisë në mënyrë që të mundet ta kryej adhurimin në këto ditë të vlefshme?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar, Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë –, e teksti i saj është: “Çka veproni gjatë muajit të agjërimit?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Cilat janë arsyet që lejojnë prishjen e agjërimit në Ramazan?”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Një person e ka diplomën e universitetit të falsifikuar megjithatë është punësuar me të, një tjetër ka kandiduar me diplomë të saktë të universitetit por, ka mashtruar në disa provime të saj dhe i treti e ka bërë falsë një letër nga ato dokumentet që kërkohen për punë si: dëshmia e specializimit. Tërë këta janë duke punuar dhe e kanë kuptuar punën e tyre por, çka të bëjnë personat në fjalë pasi që janë penduar nga veprimi i tyre? Duke e ditur se disa janë të punësuar si punonjës publik dhe disa në kompani private.”
Pyetja: Cili është mendimi i juaj, hoxhë i nderuar, për një person i cili shkurorëzoi gruan e tij në mënyrë administrative, d.m.th. e ka nxjerrë certifikatën e shkurorëzimit nga administrata e caktuar pa e shkurorëzuar atë realisht do të thotë pa e shqiptuar fjalën shkurorëzim. Këtë e ka bërë për ta përdorur certifikatën e shkurorëzimit për t’u martuar me një vajzë evropiane me qëllim të posedimit të dokumenteve të leje qëndrimit. Dhe pasi që ta merr atë e shkurorëzon këtë të fundit dhe e kthen kontratën me gruan e tij të parë. Cila është dispozita e sheriatit për këtë punë?
Pyetje të cilës iu është përgjigjur hoxha i nderuar Muhamed Salih El Munexhid – Allahu e ruajt – e teksti i saj është: ““Te ne në xhami është mbajtur një program në të cilin kanë diskutuar djemtë të rinj me ata që janë më të shtyrë në moshë për hadithet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) rreth martesës dhe se ata duhet t’ua lehtësojnë rrethanat e martesës të rinjve. Kjo temë hapi shumë diskutime ku baballarët janë të interesuar më shumë për gjendjen dhe komoditetin e dy të martuarve, sidomos pas lindjes së fëmijëve. Të rinjtë sot nuk e përfundojnë fakultetin vetëm se kur i mbushin 21 apo 23 vjet - për nxënësit e fakultetit të mjekësisë dhe nuk mund t’ju përballojnë harxhimeve të martesës, prandaj cila do të ishte këshilla juaj praktike me të cilët do t’i këshillonit shumë të rinj myslimanë në perëndim të cilët dëshirojnë ta plotësojnë gjysmën e besimit të tyre?”
Follow us: