Ekrem Avdiu - Video
Numri i materialeve: 7
- Shqip
Të flasësh për të drejtat e njeriut është një çështje e prekshme për shkak të rëndësisë së tyre. Por, këto të drejta më tepër kanë nevojë për veprim se sa për fjalë dhe teza teorike. Prandaj në këtë emision do të njoftoheni me opinionet e hoxhës së nderuar Ekrem Avdiut dhe akademikut të njohur Pajazit Nushit rreth kësaj çështjeje.
- Shqip
Njeriu gjatë jetës së përditshme është i rrethuar me njerëz të ndryshëm. Me disa nga ata dallon në moshë sikurse fëmijët dhe të moshuarit, kurse me disa të tjerë dallimet shprehen në aftësi apo gjendjen shoqërore sikurse njerëzit me aftësi të kufizuara po edhe robërit. Ndoshta dallimi është edhe më i theksuar kur lidhet me besimin apo me idetë, sikurse që na ndodh të rrethohemi nga ata që nuk pajtohemi në mendime, kundërshtarë apo edhe jomuslimanë. Si ti ndërtojmë raportet e tona me tërë këto shtresa të shoqërisë përmes virtyteve profetike dhe moraleve të larta me të cilat e ka veçuar Allahu të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)? Këtë do ta kuptojmë nga ky cikël ligjëratash tërheqëse të mbajtura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
- Shqip
Nevoja jonë është shumë e madhe që të njoftohemi për së afërmi me virtytet e vërteta dhe të larta. Të hulumtojmë mu në vendin ku burojnë virtytet më të mira dhe më mahnitëse të cilat i ka dëshmuar historia e njerëzimit. Në të vërtetë burim i virtyteve është i zgjedhuri i Allahut dhe bartësi i misionit përfundimtar Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ku jeta, veprimtaria dhe personaliteti i tij vazhdojnë të jenë inspirim për sjellje të mirë dhe ndershmëri për të gjitha gjeneratat. Në materialin në vijim do të gjeni sqarimin e bukur dhe të hollësishëm të hoxhes së nderuar.
- Shqip Ligjërues : Ekrem Avdiu
Hoxha i nderuar Ekrem Avdiu, në këtë ligjëratë, flet për rëndësinë e angazhimit me Kuran në muajin e bekuar të Ramazanit.
- Shqip
Ramazani po i numëron ditët e tij të fundit. Përmes këtij emisioni hoxhallarët e nderuar iu drejtohen atyre që agjëruan me mesazhin që përmban porosi, përkujtim dhe meditim rreth muajit Ramazan që tashmë po përfundon si dhe mesazhin drejtuar atyre që nuk agjëruan duke i përkujtuar me të mirat e agjërimit dhe rëndësinë e njohjes së Krijuesit.
- Shqip
Kjo tribunë diskuton disa nga çështjet e rëndësishme të cilat lidhen me rininë dhe të ardhmen e saj. Pjesa e parë e kësaj tribune ka për qëllim të nxis rininë drejt dijes dhe sqaron rëndësinë e saj në Islam, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me aspektin e etikës dhe moralit. E krejt kjo me qëllim që të sigurohet një rini e shëndoshë e cila do të nënkuptonte një ardhmëri të shëndoshë me lejen e Allahut.
- Shqip Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj
Muaji i Ramazanit është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Myslimani është i thirrur që edhe pas tij të vazhdojë me sinqeritet, me devotshmëri dhe të jep shembull se ai është individi që Ramazani ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.