معلومات المواد باللغة العربية
Ekrem Avdiu - Audio
Numri i materialeve: 16
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
- Shqip
Numri i materialeve: 16
Në këtë ligjëratë hoxha Ekrem Avdiu e komenton “Ajetul Kursijj”, e që është ajeti 285 i kaptinës El Bekare. Ky ajet është ajeti më madhështor në Kuranin Fisnik. Madhështia e tij rrjedh nga tematika që shtjellon. Ky ajet Kuranor flet për Allahun e lartësuar, cilësitë dhe emrat e tij të bukur. Dhe ai që donë ta njohë Allahun e lartësuar dhe ta adhurojë sinqerisht patjetër duhet të ndalet në kuptimet dhe udhëzimet e këtij ajeti madhështor.
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për vlerën e namazit dhe se namazi është boshti i lumturisë në këtë dhe botën tjetër.
Kjo ligjëratë tërheqëse përmban disa rregulla me të cilat duhet të edukohet çdo musliman si: dhënia përparësi fjalës së Allahut dhe Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) para fjalës së dikujt tjetër dhe respekti i sahabëve, veprimtaria në bashkësi në forma të ndryshme, pastaj angazhimi në kërkimin e diturisë fetare dhe madhërimi i shnejtërisë së muslimanëve.
Verifikimi i lajmeve është një temë e rëndësishme për ta trajtuar dhe Islami atë e ka institucionalizuar. Kjo ligjëratë sqaron disa aspekte të saj si: Çka është lajmi dhe cila është rëndësia e tij? Rreziku i lajmit të pavërtete dhe shëmtimi i vesit të gënjeshtrës. Rëndësia e verifikimit të lajmit dhe mënyra e kriteret të cilat përdoren në këtë.
Kjo ligjëratë sqaron obligimin e çdo muslimani ndaj grave të Dërguarit të Allahut (alejhis salatu ues selam) -Nënave të besimtarëve, si dhe vlerës dhe pozitës së tyre me theks të posaçëm në atë se si ato ishin burim i edukimit dhe arsimimit, duke treguar shembuj të shumtë veçanërisht nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të).
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar Ekrem Avdiu prezanton shkurtimisht jetën e Aishes – Nënës së besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), pastaj flet për pozitën së saj të lartë te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Gjithashtu flet edhe për ngjarjen e ‘Shpifjes - El Ifk’ dhe pastërtinë e Aishes nga kjo akuzë dhe e përfundon ligjëratën me vlerat e saj të larta me të cilat është veçuar.
Muslimani ka nevojë për energji për të forcuar veten shpirtërisht e shpresa është metoda më e mirë për ta arritur këtë. Megjithatë njerëzit kanë keqkuptime rreth shpresës dhe shpeshherë kjo i bën të harrojnë shumë realitete sikurse vdekja, përgatitja për botën tjetër. E në këtë ligjëratë sqarohet kuptimi i drejtë i shpresës dhe sillen shembuj nga gjeneratat e arta islame.
Hixhabi është një prej obligimeve islame e cila e bën atë krenare dhe të dinjitetshme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth domethënies së hixhabit, vlerës dhe dobive të tij si dhe pasojave nga mospraktikimi i tij, duke e përfunduar ligjëratën me përmendjen e kushteve të hixhabit. Në këtë ligjëratë, e cila është vazhdimësi e ligjëratës së mëhershme, hoxha i nderuar flet për hixhabin duke e vështruar atë nga këndi i besimit. I demaskon dyshimet e pabaza dhe qëndrimet tendencioze të publikuara herë pas here, duke e përfunduar atë me një këshillë drejtuar femrës muslimane.
Njeriu në rrugëtimin e tij drejt Allahut ka nevojë për një shoqëri të mirë e cila i ndihmon të qëndrojë dhe vazhdoj i paluhatur. Prandaj, hoxha i nderuar na jep përgjigje rreth asaj se si ta zgjedhim shoqërinë e mirë? Cilat janë veçoritë e shokëve të mirë? Dhe si ta çmojmë dhe ta ruajmë atë?
Nevoja për t’i shikuar çështjet me urtësi është domosdoshmëri, e sidomos për të rinjtë. Në këtë ligjëratë do të gjejmë përgjigje rreth asaj se si të baraspeshojmë mes urtësisë dhe emocioneve në dritën e shembujve nga gjeneratat e para duke ia shtuar edhe dëmet e nxitimit të pamenduar.
Jeta e Pejgamberëve është mësim për tërë njerëzimin. Ata kanë qenë dhe janë shembull për të tjerët në atë se cilat janë obligimet e tona ndaj Allahut dhe si duhet ta adhurojmë dhe falënderojmë Atë. E prej tyre në Kuran më së shumti është përmendur Musai alejhis selam dhe jeta e tij si dhe pasi që agjërimi i Ashurasë kryhet në shenjë falënderimi ndaj Allahut për shpëtimin e tij dhe popullit të tij nga kthetrat e Faraonit, atëherë meriton që secili nga ne të ndalet në hollësitë e jetës së tij dhe të merr mësim nga ajo duke u ndihmuar me këtë koment të bukur të një pjese të jetës së tij nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin ka zbritur Kurani për të qenë udhëzim dhe dritë për njerëzit. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar Ekrem Avdiu flet se si gjeneratat e para e trajtuan Kuranin dhe se si ata e arritën krenarinë, lumturinë dhe u bënë shembull për të gjithë myslimanët pas tyre, duke ia dhënë Kuranit një pozitë të posaçme në jetën dhe veprën e tyre.
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shfrytëzimit sa më të mirë të pushimeve verore dhe rëndësisë së kohës.
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shenjave të mëdha të kiametit dhe çështjeve që lidhen me to.