Të flasësh për të drejtat e njeriut është një çështje e prekshme për shkak të rëndësisë së tyre. Por, këto të drejta më tepër kanë nevojë për veprim se sa për fjalë dhe teza teorike. Prandaj në këtë emision do të njoftoheni me opinionet e hoxhës së nderuar Ekrem Avdiut dhe akademikut të njohur Pajazit Nushit rreth kësaj çështjeje.
Kjo ligjëratë është e rëndësishme duke pas parasysh që shtjellon një kategori të veçantë të njerëzve, mënyrën se si i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sillej me ta. Nëpërmjet kësaj do ta kuptojmë edhe teorinë islame dhe udhëzimet në përgjithësi se si duhet të trajtohet kjo kategori e njerëzve në shoqëri. Fjala është për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar vazhdon të sjellë shembuj praktikë nga jeta e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), të cilët flasin për angazhimin e tij në lirimin e robërve e sidomos atyre që posedonin veçori të rralla apo ishin shumë të shtypur.
Liria është e drejta themelore e njeriut. Një ngjarje interesante shënoi fillimin e zmbrapsjes së skllavërisë që në çastet e para të lindjes së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) Si u zhvillua kjo ngjarje dhe si e pohoi Islami këtë drejtë themelore të njeriut do ta ndiqni përmes pjesës së parë të kësaj ligjërate.
Një pyetje është e përbashkët mes tërë njerëzve pa dallim shtrese, niveli inteligjence apo pozite të tij dhe kjo i mundon të gjithë por, manifestohet në mënyra të ndryshme: - Pse jemi krijuar? Në këtë dhe pyetje të ngjashme me të do ta gjeni përgjigjen në ligjëratën e hoxhës së nderuar Enis Rama.
1• Ta njohim Zotin nëpërmjet argumenteve të Tij. 2• Allahu është Ai i cili ka krijuar njerzit dhe xhindet. 3• Kurani është libri i Zotit dhe Ai ia zbrit njerëzimit si mëshirë për ta. 4• Qëllimi i krijimit të njerëzve dhe xhindeve është që të adhurojnë Allahun të vetëm dhe pa shok. 5• Allahu na ka premtuar se ai i cili e takon Zotin e tij me besim të pastër dhe punë të mira, për të do të ketë shperblim xhenetin.