Njeriu gjatë jetës së përditshme është i rrethuar me njerëz të ndryshëm. Me disa nga ata dallon në moshë sikurse fëmijët dhe të moshuarit, kurse me disa të tjerë dallimet shprehen në aftësi apo gjendjen shoqërore sikurse njerëzit me aftësi të kufizuara po edhe robërit. Ndoshta dallimi është edhe më i theksuar kur lidhet me besimin apo me idetë, sikurse që na ndodh të rrethohemi nga ata që nuk pajtohemi në mendime, kundërshtarë apo edhe jomuslimanë. Si ti ndërtojmë raportet e tona me tërë këto shtresa të shoqërisë përmes virtyteve profetike dhe moraleve të larta me të cilat e ka veçuar Allahu të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)? Këtë do ta kuptojmë nga ky cikël ligjëratash tërheqëse të mbajtura nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.