Hytbe tërheqëse rreth temës më të rëndësishme e që është njohja e Allahut të lartësuar përmes emrit të Tij më të përsëritur – Allah. Cilat janë domethëniet e këtij emri dhe mësimet që mund të nxjerrim prej tij.
Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar sqaron obligimin e muslimanëve ndaj të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe se çka duhet të veprojnë ata për të shprehur dashurinë, lojalitetin dhe përkrahjen ndaj tij.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është vula e pejgamberëve dhe sipas konceptit islam çdo profet pas tij është i rremë. Megjithatë profetët e rremë janë bërë dukuri dhe përmes këtyre pretendimeve mashtrojnë njerëzit e thjeshtë. Në këtë intervistë hoxha i nderuar Ahmed Kalaja, mes tjerash, sqaron në mënyrë të argumentuar mashtrimet e tyre.
Karikaturat famëkeqe pikëlluan zemrën e çdo myslimani dhe njollosën çdo parim të lirisë së shprehjes por, tërë kjo vetëm se e shtoi dashurinë e myslimanëve ndaj Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). E si mos ta duam atë që Allahu e lartësoi me virtytet dhe cilësitë më të mira. E kjo është edhe esenca e ligjëratës së hoxhës së nderuar Bledar Haxhiu.
Kjo është pjesë e komentimit të librit “Kitabut Tevhid” nga hoxhë Ismail Bardhoshi, i cili komenton kaptinën e posaçme e cila flet për astrologjinë. Komenti është i thukët dhe gjithëpërfshirës ku hoxha i nderuar sqaron qëndrimin islam rreth astrologjisë dhe rrezikun e keqkuptimeve dhe devijimeve, në këtë kaptinë, për besimin islam – Akiden.
Muslimani gjatë jetës së tij mëton të përmirësojë veten vazhdimisht dhe për këtë edhe shumë keqkuptime të cilat mund t’i përvidhen duhet të kujdeset për t’i përmirësuar. Për disa nga këto keqkuptime flet edhe ligjërata e mbajtur nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
Dyzet hadithet të përmbledhura nga Imam Neveviu përbëjnë hadithet më kuptimplote dhe përmbledhëse të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Hadithi që e komenton hoxha i nderuar Adnan Pallqa është hadithi nr. 10 prej këtyre haditheve dhe që flet për rëndësinë e të ushqyerit me hallall.
Kjo ligjëratë është vazhdim i komentit të hadithit të dhjetë prej dyzet haditheve të Imam Neveviu nga hoxha i nderuar Adnan Pallqa por, në këtë pjesë vë theksin në vlerën e Duasë – Lutjes dhe disa rregullave të saj.
Në këtë ligjëratë hoxha Enis Rama flet rreth namazit, rëndësisë dhe peshës së tij në Islam. Iu drejtohet atyre që pretendojnë Islamin dhe namazi nuk është pjesë e jetës së tyre me këshilla dhe sqarime se Islami nuk qëndron pa namaz dhe pa iu nënshtruar Allahut të lartësuar. Si dhe flet për lumturinë, krenarinë dhe shpëtimin në këtë botë dhe tjetrën që i sjell myslimanit namazi.
Në këtë ligjëratë hoxha Ekrem Avdiu e komenton “Ajetul Kursijj”, e që është ajeti 285 i kaptinës El Bekare. Ky ajet është ajeti më madhështor në Kuranin Fisnik. Madhështia e tij rrjedh nga tematika që shtjellon. Ky ajet Kuranor flet për Allahun e lartësuar, cilësitë dhe emrat e tij të bukur. Dhe ai që donë ta njohë Allahun e lartësuar dhe ta adhurojë sinqerisht patjetër duhet të ndalet në kuptimet dhe udhëzimet e këtij ajeti madhështor.
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth kuptimit të drejtë të vëllazërisë islame me theks të veçantë në atë se realiteti dhe forca e vëllazërisë islame rrjedh nga dashuria e Allahut të lartësuar dhe besimi në të, andaj aq më drejt që të kuptohet besimi aq më mirë do të kuptohet vëllazëria islame. Pra nëse e kuptojmë drejt besimin, misionin dhe rolin në këtë jetë – i cili nuk mund të kryhet i vetëm dhe natyrshmërinë e kësaj lidhjeje e që sipas Islamit është mbi çdo lidhje tjetër, atëherë vëllazëria islame do ta merr kuptimin e vërtetë.