Namazi është shtylla e Islamit dhe shpirti i tij. Përmes tij besimtari përfiton begati të shumta dhe ruhet nga e shëmtuara dhe e keqja në përgjithësi. Prandaj i takon besimtarit të kujdeset që familja e tij ta kuptojnë rëndësinë e namazit dhe ta falin atë. E në këtë thërret edhe ky artikull tërheqës.
Ky artikull përmbledh disa nga çështjet më të rëndësishme të besimit Islam të cilat duhet ti kujtojë çdo mysliman dhe ti kuptojë mirë. Duke filluar nga fjala "La ilahe il-lAllah" e deri te negacionet e besimit. Ky artikull është i lehtë për t’u kuptuar dhe për t’ia mësuar përmbajtjen e tij të tjerëve.
Ky artikull përmbledh disa studime të ekspertëve të profileve të ndryshme rreth ndikimit të mësimit përmendësh të Kuranit në arritjen e diturisë te nxënësit. Studimi është interesant dhe sqaron mirësinë e Kuranit në jetën e atij që punon me të.
Ky artikull sqaron sa tolerant është Islami në trajtimin e muslimanëve të rinj. Autori potencon faktin se thirrësi duhet të përdorë butësinë dhe mirësinë gjatë thirrjes së tij, sikurse që Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i përfitonte zemrat e muslimanëve të rinj.
Duaja ka pozitë të madhe në Islam ku përmes saj robi konfirmon nënshtrimin dhe përuljen e vazhdueshme ndaj Krijuesit të tij. Ky artikull në disa fjalë përmbledh vlerën, kushtet për pranimin e lutjes, kohët dhe vendet e preferuara për dua si dhe gabimet e njerëzve gjatë duasë.
Kjo broshurë përmbledh lutjet më të rëndësishme ditore të muslimanit. Ajo përmban lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes si dhe lutjet pas namazeve farz (të detyrueshme).
Ai që hyn në Islam është sikurse një i porsalindur dhe siç dihet gjendja e të porsalindurit ka nevojë për përkujdesje dhe vëmendje të shtuar. Ky artikull tregon mënyrën se si është përkujdesur Islami ndaj muslimanit e ri përmes pohimit të rëndësisë së gradualitetit në mësimin dhe zbatimin e mësimeve islame. Për të dëshmuar këtë, autori ka përmendur shembuj nga jeta e Sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta).
Ndodh që fëmija të ketë ndikim te një jomusliman më tepër se një thirrës që posedon argumente dhe fakte bindëse. Autori i këshillon muslimanët t’i edukojnë fëmijët e tyre në dashurinë ndaj thirrjes në rrugën e Allahut, t’ua mësojnë mënyrat e davetit dhe t’i edukojnë për ta bartur mesazhin e Islamit te jomuslimanët.
Gënjeshtra është veti e keqe dhe ligësia e saj është e njohur. Dukuria e rrenës shfaqet edhe te fëmijët dhe shumë prindër edhe pse shqetësohen nga kjo dukuri gabojnë në trajtimin e saj. Për këtë, autori sqaron tetë llojet më të njohura të gënjeshtrës te fëmijët dhe pastaj ofron shërimin e kësaj dukurie përmes dhjetë pikave të ndryshme, me një sqarim të qartë dhe gjithëpërfshirës.
Muslimani i ri, kur të hynë në Islam, duhet të lë pas vetes mëkatet dhe veprat e shëmtuara dhe në të njëjtën kohë ai i gëzohet premtimit se Allahu do t’ia falë periudhën e jetës të cilën e ka kaluar në shirk dhe mëkate. Në këtë artikull përmenden disa argumente që flasin për këtë çështje.
Artikull i cili përmban këshilla dhe udhëzime për haxhiun pasi që ta ketë kryer obligimin e haxhit.. në të sqarohet se çfarë duhet të veproj haxhiu pas haxhit dhe rëndësinë e vazhdimit me vepra të mira.
Ky artikull përmban vlerën dhe dispozitat e kurbanit. Autori ka bërë radhitjen e njohurive në këtë artikull sipas jë metodologjie të lehtë dhe e ka përmbyllur atë me sqarimin e rregullave të prerjes së kurbanit për të vdekurit.
Ky është një artikull që flet rreth rëndësisë së Haxhit dhe urtësive të tij si dhe ndikimit që duhet të arrihet në jetën e muslimanit. Si dhe tërheq vërejtjen për disa shkaqe që pengojnë që urtësitë e këtij obligimi të mishërohen në realitetin e muslimanëve.
Ky artikull përmend veçoritë e Mekës dhe Medinës dhe dallimet e tyre në dispozita të ndryshme. Artikulli është shkëputur nga komenti i Shejh Ibn El Uthejminit (Allahu e mëshiroftë) që ia ka bërë kaptinës së Haxhit prej librit: “Bulugul Meram”, libër i cili përmbledh hadithet kryesore që përmbajnë dispozitat e Fikhut.
Haxhi është një prej shtyllave më të rëndësishme të fesë islame madje përbën një nga botëkuptimet e tij të mëdha të cilën e kupton çdo haxhi që viziton vendet e shenjta. Por, këto dobi nuk janë të kufizuara vetëm për ata që përjetojnë ato ditë dhe momente të bukura, por ato përfshijnë të gjithë ata që i përkasin kësaj feje. Në rreshtat e këtij artikulli, do të njiheni dhe do të përjetoni kuptimet e larta të Haxhit, sekretet dhe urtësitë e tij.
Ky artikull përmbledh disa rregulla që lidhen me festën e Kurban Bajramit, dukjen e muslimanit në këtë festë dhe rregulla që kanë të bëjnë me kurbanin dhe therjen e tij.
Pasqyrë rreth zekatit të Fitrit: Ky artikull sqaron se çka do të thotë zekatul Fitr, historikun e obligimit të tij dhe argumenti për këtë, dispozita dhe urtësia e ligjshmërisë së tij, koha e dhënies së tij, kujt i jepet sadakatul Fitri, llojet e ushqimit prej të cilave jepet zekati i Fitrit, dispozita e dhënies së tij në të holla dhe sqarimin për bartjen e zekatit të Fitrit nga vendi i personit që e jep në një vend tjetër.
“Facebook”, është faqja e njohjes dhe lidhjeve shoqërore, e cila konsiderohet shoqëria e supozuar më e rëndësishme në internet. Ky artikull përmban këshilla dhe porosi të urta rreth mënyrës më të mirë të shfrytëzimit të pozitiviteteve dhe ruajtjes nga anët negative në të.
Broshurë e cila përmban pjesë nga një ligjëratë, e mbajtur nga hoxha i nderuar Muhamed Husejn Jakub dhe në të cilën e përshkruan Xhehennemin dhe dënimin e përgatitur për ata që nuk besuan dhe mëkatarët.