معلومات المواد باللغة العربية

Driton Lekaj - Artikuj

Numri i materialeve: 45

  • Shqip

    Autor : Muhamed Husejn Jakub Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Broshurë e cila përmban pjesë nga një ligjëratë, e mbajtur nga hoxha i nderuar Muhamed Husejn Jakub dhe në të cilën e përshkruan Xhenetin dhe begatitë që janë në të.

  • Shqip

    Autor : Irfan Tota Redaktoi : Driton Lekaj

    Fëmija është zbukurimi i kësaj jete. Ashtu siç është edhe një përgjegjësi shumë e madhe për edukimin dhe rritjen e tij sipas parimeve islame. Ky artikull sjell disa nga këto parime që kanë të bëjnë me fëmijën e porsalindur.

  • Shqip

    Ky artikull përmban dy kapituj që kanë të bëjnë me martesën dhe rregullat e saj. Libri prej ku janë përkthyer është ndër librat e paktë që në mënyrë të qartë dhe të shkurtër sqaron rregullat e përgjithshme të Fikhut.

  • Shqip

    Porosia e fundit e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte për namazin dhe kjo mjafton për të treguar rëndësinë që ka namazi në jetën e besimtarit. Mirëpo, namazi nuk merr kuptimin e tij të duhur gjersa të mos realizohet përulja e plotë në të. E përmes këtij artikullit autori përmend botëkuptimin e përuljes në namaz dhe sjell një mori shkaqesh që ndihmojnë në realizimin e saj.

  • Shqip

    Hytbe e mbajtur nga Shejh Salih El Fevzan në të cilën flet rreth vlerës së përqendrimit në namaz dhe shkaqet që ndihmojnë për ta arritur atë.

  • Shqip

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Njëqind mënyra për t’i dal në krah Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Artikull të cilin e ka përgatitur Komiteti Botëror në mbështetje të Vulës së Pejgamberëve (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e cila përmban shumë mënyra përmes të cilave realizohet kjo ndihmë. Dhe kjo në nivel individësh, pastaj në nivel të familjes dhe shoqërisë, në nivel sektorit të arsimit dhe punëtorëve në të, apo në nivel të Imamëve, thirrësve dhe nxënësve të dijes, apo në nivel të njerëzve të kulturës, mendimtarëve dhe gazetarëve, apo në nivel të organizatave bamirëse dhe që merren me thirrjen islame, apo në nivel të atyre që kanë qasje në rrjetin e internetit apo që posedojnë ueb sajte si dhe në nivel të pasurve dhe qeverive islame.

  • Shqip

    Përktheu : Fidan Musliu Redaktoi : Driton Lekaj

    Në këtë artikull është përmbledhur në dy tre fjalë rëndësia dhe vlera të cilën e ka agjërimi i ditës së Ashurasë si dhe dobitë e shumta të tij.

  • Shqip

    Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Ky është një përkujtim i çmuar dhe qëndrim i sinqertë në llogaritjen e vetes në fund të një viti që i numëron ditët e tij dhe në fillim vitit tjetër që ka filluar të shfaqet agimi i tij. Dhe këtë autori e përshkruan me shprehje të bukura dhe domethënëse të cilat e lidhin shumë mirë realitetin me jetën e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).

  • Shqip

    Autor : Muhamed Dërmaku Redaktoi : Driton Lekaj

    Xheneti është vendbanimi i fituesve dhe strehimi i të penduarve dhe lakmia e çdokujt që e kupton madhështinë e shpërblimit të Allahut ndaj robërve të Tij të sinqertë. Rrugët dhe shtigjet që dërgojnë deri aty janë të shumta sikundër edhe që portat e Xhenetit janë të shumta. Hadithi i Muadhit (Allahu qoftë i kënaqur me të) : “O i Dërguar i Allahut! Më trego për ndonjë vepër që më shpie në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” më së miri e sqaron këtë dhe po ky hadith është tema e këtij artikulli nga hoxha i nderuar Muhamed Dërmaku.

  • Shqip

    Ky artikull përmban një udhërrëfyes të lehtësuar për punët ditore të cilat i kryen haxhiu duke sqaruar gjithashtu edhe dispozitat lidhur me to. Udhërrëfyesi i përfshin tre llojet e haxhit me një shtojcë rreth shtyllave, obligimeve dhe syneteve të haxhit si dhe përmbledh ndalesat e ihramit si dhe normat që kanë të bëjnë me kurbanin.

  • Shqip

    Të njihesh me gjendjen e paraardhësve tanë kur ia kanë dhënë lamtumirën Ramazanit të bën të kuptosh më mirë rëndësinë e muajit të cilit ia ke dhënë lamtumirën dhe rëndësinë e vazhdimit në vepra të mira. E kjo është edhe porosia e këtij artikulli.

  • Shqip

    Jeta e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është shembull për myslimanin në çdo aspekt, e edhe në rastin e festave. Hoxha i nderuar në këtë artikull përshkruan gëzimin dhe harenë qe e përshkonte shtëpinë e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me rastin e Bajramit në mënyrë që të jetë shembull për të gjithë ata që synojnë pasimin e traditës së tij.

  • Shqip

    Muaji i Ramazanit përbën një rast të mirë për myslimanin t’i afrohet më shumë Krijuesit të tij, ta pastrojë shpirtin dhe t’i fisnikëroj veprat. Por, mbetet urimi dhe shpresa e tij e lidhur me pranimin e mundit të tij nga ana e Allahut të lartësuar.

  • Shqip

    Autor : Ibrahim b. Muhamed El Hukajl Përktheu : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Myslimanët kanë tri festa përmes të cilave shprehin gëzimin, unitetin dhe madhërojnë Allahun e lartësuar. Në këtë artikull hoxha i nderuar sqaron disa nga rregullat dhe dispozitat e Bajramit të Fitrit dhe atij të Kurbanit.

  • Shqip

    Shumë çështje të cilat lidhen me agjërimin ndodh që nuk sqarohen sa duhet gjithashtu disa gabime përsëriten shpesh te agjëruesit. Shejhu i nderuar El Albani (Allahu e mëshiroftë) vë dritë në disa prej tyre duke i sqaruar me përpikëri dhe në tërësi sikur që ka qenë tradita e tij.

  • Shqip

    Agjërimi sikurse edhe adhurimet e tjera meriton një kujdes të shtuar nga muslimani në mënyrë që të arrihet synimi prej tij. Ky artikull është një përmbledhje gabimesh të cilat i bëjnë disa nga agjëruesit dhe agjërueset në muajin e Ramazanit, e që me prezantimin e tyre shpresojmë se do t’ju ndihmojmë që agjërimi i juaj të jetë sa më i saktë.

  • Shqip

    Këshilla të sinqerta dhe udhëzime të drejtpërdrejta drejtuar të gjithë të rinjve të cilët nuk e mendojnë Ramazanin si muaj të ndryshimit dhe pendimit të sinqertë.

  • Shqip

    Kjo është një përmbledhje e shkurtë e fetvave të dijetarëve rreth agjërimit të fëmijëve të dashur. Përveç dispozitave rreth agjërimit të tyre sqarohen metodat dhe udhëzimet se si t’i bëjmë edhe fëmijët të ndjehen pjesë e këtij muaji të shenjtë.

  • Shqip

    Ky artikull përmban dispozitat Islame rreth shumë çështjeve mjekësore për të cilat nuk dihet a e prishin agjërimin apo jo. Këto çështje janë të një rëndësie të veçantë dhe duke pas parasysh pyetjet e shumta rreth tyre kemi vendosur ta publikojmë këtë artikull.

  • Shqip

    Autor : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Agjërimi i ka dispozitat e tij të cilave duhet t’iu përmbahet çdo agjërues por, që agjërimi i tij të mos ketë fatin e urisë dhe etjes vetëm agjëruesi duhet t’iu përmbahet disa porosive të cilat i japin kuptim të veçantë agjërimit të tij e për të cilat edhe flet ky artikull i hoxhës së nderuar Ekrem Avdiu.