معلومات المواد باللغة العربية

Driton Lekaj - Video

Numri i materialeve: 96

  • Shqip

    Ligjërues : Një Grup Hoxhallarësh Redaktoi : Driton Lekaj

    Numërimi mbrapa ka filluar për sa i përket Ramazanit, andaj: Si të përgatitemi për takim e tij? Cili duhet të jetë qëllimi ynë në të? Si të arrihen vlerat dhe begatitë e tij?

  • Shqip

    Ligjërues : Një Grup Hoxhallarësh Redaktoi : Driton Lekaj

    Në Kosovën e pasluftës askush nuk ka menduar se gjëra të cilat lidhen me të drejtat e njeriut do të ishin të diskutueshme. E prej tyre edhe shamia. Por, çka do të thotë shamia për gruan muslimane dhe sa janë cenimet e të drejtave të tilla tendencioze, ofenduese ndaj dinjitetit musliman të shumicës së popullatës, tregojnë edhe protagonistët e fushave të ndryshme të intervistuar në këtë emision.

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Ligjërues : Bekr Halimi Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo tribunë diskuton disa nga çështjet e rëndësishme të cilat lidhen me rininë dhe të ardhmen e saj. Pjesa e parë e kësaj tribune ka për qëllim të nxis rininë drejt dijes dhe sqaron rëndësinë e saj në Islam, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me aspektin e etikës dhe moralit. E krejt kjo me qëllim që të sigurohet një rini e shëndoshë e cila do të nënkuptonte një ardhmëri të shëndoshë me lejen e Allahut.

  • Shqip

    Ligjërues : Mahmud El Misri Redaktoi : Driton Lekaj

    Përshkrim prekës, nga hoxha i nderuar Mahmud El Misri, i vdekjes së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Momente vendimtare në jetën e Umetit, çaste kur ndahej i dashuri nga ata që e flijuan çdo gjë për të. Me të vërtetë përballë vdekjes së tij thjeshtësohet çdo fatkeqësi, sikurse që edhe është transmetuar në hadithin e vërtetë.

  • Shqip

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo hytbe e mbajtur nga hoxha i nderuar përmban thirrje për ta kuptuar drejt festën e vitit të ri dhe rrënjët e saj fetare jo islame si dhe thirrje për pendim të sinqertë nga festimi i saj dhe të këqijat që e përcjellin këtë festë.

  • Shqip

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është një hutbe e mbajtur nga Dr. Shefqet Krasniqi në të cilën flet për vlerën e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, si dhe për shpërblimin e madh për atë që i shton veprat e mira në këto ditë.

  • Shqip

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Kjo është një hutbe e mbajtur nga Dr. Shefqet Krasniqi në të cilën flet për vlerën e Haxhit dhe shpërblimin e madh për atë që e kryen atë si dhe për vlerën e prerjes së Kurbanit dhe synimeve të larta të cilat arrihen përmes therjes së tij.

  • Shqip

    Ligjërues : Enis Rama Redaktoi : Driton Lekaj

    Bajrami është një rast për të shprehë gëzimin, lumturinë dhe pajtimin mes vete duke u liruar qoftë edhe për një kohë nga realiteti i hidhur i myslimanëve kudo në botë, me shpresë se do të kthehemi pas tij më të gatshëm dhe më të bashkuar për tu ballafaquar me këto sfida. E ky është edhe mesazhi i Bajramit.

  • Shqip

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Dhuntitë e Allahut ndaj njeriut janë të shumta por, më e rëndësishmja është që dhuntia e njohjes së Allahut dhe pasimit të Fjalëve të Tij, për këtë falënderimi pas muajit të bekuar të Ramazanit dhe suksesi për adhurim në të është ajo në të cilën thirren të gjithë agjëruesit. E rëndësia e falënderimit dhe të stolisurit me të është edhe tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar.

  • Shqip

    Ligjërues : Ekrem Avdiu Redaktoi : Driton Lekaj

    Muaji i Ramazanit është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Myslimani është i thirrur që edhe pas tij të vazhdojë me sinqeritet, me devotshmëri dhe të jep shembull se ai është individi që Ramazani ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.

  • Shqip

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Familja dhe raportet familjare janë ndër gjërat esenciale për te cilat është kujdesur Islami dhe citatet e tij për këtë janë të shumta. Ramazani si muaj i ndryshimit drejt të mirës është edhe një shanse më shume për përmirësimin e këtyre raporteve. E kjo është edhe esenca e ligjëratës tërheqëse të hoxhës së nderuar Muselem Mazllumi.

  • Shqip

    Ligjërues : Muhamed Husejn Jakub Redaktoi : Driton Lekaj

    Myslimani e pret muajin e Ramazanit me mall dhe me padurim. Gjatë gjithë kohës ia zënë mendjen begatitë e mëdha në të. E si ti kuptojmë sa më mirë këto begati dhe adhurime dhe si t’i përjetojmë më mirë na flet hoxha edukator Muhamed Husejn Jakub në kursin e tij përgatitor për Ramazanin.

  • Shqip

    Ligjërues : Enes Goga Redaktoi : Driton Lekaj

    Agjërimi është shtylla e katërt e Islamit. Dhe si çdo adhurim tjetër në Islam edhe agjërimi i ka urtësitë dhe rregullat e veta. Përmes kësaj ligjërate e cila është fillimi i një serie ligjëratash rreth rregullave të agjërimit ju mund të njiheni me këto rregulla dhe t’i kuptoni ato sa më mirë. Ligjërata mbahet nga hoxha i nderuar Enes Goga.

  • Shqip

    Ligjërues : Dr. Shefqet Krasniqi Redaktoi : Driton Lekaj

    Ka vite që në vendet tona është përhapur një dukuri e shëmtuar. Dukuri me anë të së cilës fëmijët por, edhe prindërit zhvishen nga arsyeja dhe parimet morale dhe krejt kjo me arsyetimin se po festohet përfundimi i shkollimi ulët apo të mesëm. Për këtë hoxha i nderuar sqaron dëmet e këtyre shëtitjeve dhe mbrëmjeve në aspektin fetar dhe moral me shpresë se fjalët e tij do të lënë gjurmë në zemrat e pastra dhe ndërgjegjen e shëndoshë.

  • Shqip

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Pendimi zë një vend të posaçëm në Islam. Përderisa çdo njeri gabon atëherë pendimi është diç që e përcjellë besimtarin gjer në vdekje. Njohja e vlerës së pendimit, plotësimi i kushteve të tij dhe stolisja me virtytet e të penduarve e bëjnë njeriun të jetë nga të dashurit e Allahut të lartësuar. Ky grup hoxhallarësh me këtë video mundohen në mënyrën më të mirë për t’ua sqaruar këtë njerëzve.

  • Shqip

    Redaktoi : Driton Lekaj

    Dokumentar që flet për muajin e Ramazanin, vlerën dhe rëndësinë e tij në jetën e myslimanit.